Komuna e Ferizajit, e cila drejtohet nga Agim Aliu ka shpallur një tender prej hiç më pakë se 3,5 milionë euro për asfaltimin e rrugës që lidh dy fshatra të kësaj komune, bëhet fjalë për asfaltimin e rrugës Talinoc i Muhaxherëve – Rahovicë.
Në njoftimin e publikuar e të cilin e ka siguruar “Front Online” thuhet se Operatoret Ekonomik që dëshirojnë të aplikojnë në këtë proces prokurimi duhet t’i ofrojë dëshmi të kënaqshme Autoritetit Kontraktues se qarkullimi vjetor i Operatorit Ekonomik, gjatë tre viteve të fundit (2018, 2019 dhe 2020) ka qenë prej jo më pak se 6,000,000.00 Euro.
Gjithashtu, Operatori Ekonomik duhet t’i ofroje dëshmi te kënaqshme Autoriteti Kontraktues se ka përfunduar punë të ngjashme në vlerë prej jo më pak se 4,500,000.00 € në tri vitet e fundit duke filluar nga data e publikimit te njoftimit te kontratës, raporton “Front Online”
Në bazë të njoftimit të siguruar thuhet se takimi për hapjen e tenderit për këtë proces të Prokurimit është me 27 prill të këtij viti në orën 13:00 / Front Online /