Komuna e Skenderajt ka ekzekutuar sot pagesat e para prej 100 eurove për fëmijët e posalindur.
Kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari ka bërë të ditur se aplikimi për të marrë këtë subencion vazhdon në çdo ditë pune.
“Sot kemi ekzekutuar pagesat e para të subvencionit për fëmijët e posalindur për 70 aplikimet që janë bëra nga data 04.01.2021 e deri me 25.03.2021, në shumën prej 100 euro për secilën lindje. Aplikimi për të marrë këtë subvencion po vazhdon për çdo ditë pune, andaj i ftoj të gjithë prindërit që të kryejnë aplikimin në menyrë që të marrin sa më shpejtë subvencionin”, ka bërë të ditur Jashari.
Jashari po ashtu tha se është i vetëdijshëm që kjo shumë duhet të jetë më e madhe, por sipas tij buxheti i limituar i komunës së Skenderajt nuk mundëson përkrahje më të madhe.
“Të dashur qytetarë, jam i vetëdijshëm që përkrahja për familjen dhe fëmijën në veçanti duhet të jetë shumë më e madhe por që buxheti i limituar i komunës sonë nuk mundëson aktualisht përkrahje më të madhe kurse vitet në vijim do të rrisim vlerën e këtij subvencioni. Krahas kësaj shteti ynë duhet të fillojë sa më shpejtë dhënien e shtesave për fëmijët, në menyrë që të ndikojmë kështu në rritjen e natalitetit në shtetin tonë dhe krijimin e kushteve më të favorshme për rritjen e fëmijëve. Uroj që të kemi sa më shumë lindje!”, ka shkruar Jashari në Facebook.
https://www.facebook.com/BekimHamezJashari/posts/988895588313759