×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Rahovecit vendos të subvencionojë me nga 200 euro të porsalindurit

    FrontOnline
    31 Mars 2021

    Komuna  e Rahovecit ka marrë vendim që fëmijëve të posalindur të i zubvencionojë me nga 200 euro.

    Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Samir Mustafa tha se për vitin e ardhshëm po planfikohet që cdo fëmijë i posalindur të subvencionohet me nga 500 euro.

    “E dimë se është shumë simbolike. Shumë stimuluese për nënat e gratë tona që lindin, që të ndihmojmë sadopak në fillim të lindjeve. Është hera e parë që një propozim i tillë miratohet nga Kuvendi Komunal i Rahovecit. Sigurisht se në vitin tjetër, atë 2022, në planifikimet tona buxhetore, këtë kod të subvencioneve do ta rrisim. Fillimisht për këtë vit kemi propozuar si pilot-projekt shumë 200 euro. Nga viti 2022 kemi plan të subvencionohen nga 500 euro të gjitha nënat e gratë tona që lindin. Është stimulim i vogël, por për stimulim të natalitetit vendos Qeveria në nivel nacional”, ka thënë Mustafa në një intervistë.

    Mustafa ka treguar se procesi i aplikimit për të marrë subvencionin prej 200 euro për fëmijët e porsalindur është i lehtë.

    “Është procedurë e lehtë. Me një vërtetim, ekstrat të lindjes me të cilin regjistrohet fëmija dhe një certifikatë të prindërve apo të nënës mund të aplikohet. Vendimi vlen nga muaji prill deri në fund të vitit 2021. Për vitin 2022 do të jetë propozim-vendimi për 500 euro që të subvencionohet secila lindje që ndodh në Komunën e Rahovecit”, ka thënë Mustafa.

    Sa i përket lindjeve, ai ka thënë se në Komunën e Rahovecit regjistrohen maksimum deri 250 lindje në vit në këtë komunë./Front Online

     

    Nga Rubrika
    Lajme18 Nëntor 2024
    Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, për FrontOnline, takimin e të hënës mes dy qeverive e sheh si takim...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Për nder të festave të nëntorit, ish-ushtarët e Zonës Operative të Llapit të dielën morën një aksion. Këta vendosën plot 444 flamuj...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, të hënën e 18 nëntorit, pritet të jetë nikoqire e një takimi të përbashkët mes Qeverisë së Republikës...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Ish-ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka reaguar pas përmendjes së tij nga Kryeministri Albin Kurti lidhur me debatet për doracakët për mësimdhënës...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Në vitin 2025, shumë pagamarrës do të shohin rritje të pagave të tyre. Megjithatë, rritjet mund të mos jenë të mjaftueshme për...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij më të fundit, ka thënë se sulmet “nuk janë kryer me fjalë” dhe se...
    Vip17 Nëntor 2024
    Edi e ka pranuar se Sara është e vetmja femër që ai pëlqen brenda shtëpisë më të famshme në vend. ”Është has...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, njofton për tubimin në hapësirat e Teatrit “Adriana Abdullahu” për siç e quan “një takim...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli i është kundërpërgjigjur ministrit Faton Peci, pasi ky i fundit tha se e ka parë emrin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.