×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Komuna e Rahovecit me vendim ndryshe për faljen e tatimit në pronë

    FrontOnline
    07 Dhjetor 2023

    Komuna e Rahovecit për dallim nga komunat e tjera ka menduar një formë tjetër sa i përket faljes së tatimit në pronë.

    Kryetari i kësaj komunë, Smajl Latifi ka thënë për Front Online se vendim për ta falur tatimin në pronë nuk kanë marrë por se kanë miratuar ndryshim-plotësimin e rregullores mbi tatimin në pronë.

    “Ne e kemi miratuar ndryshim-plotësimin e rregullores mbi tatimin në pronë dhe i kemi standardizu për normat tatimore dhe e dimë se përmes kësaj ne i kryejmë dy punë, pra zbatojmë ndryshim-plotësimin e ligjit mbi barrën e përcaktimit për ligjin që është miratuar në Kuvendin e Kosovës dhe po ashtu ju mundësohet zbritje shumë qytetarëve, shumë familjarëve nga ngarkesat tatimore”, ka deklaruar ai për Front Online.

    Ai, ka shpjeguar për siç thotë ai edhe lehtësirat për qytetarët e kësaj komune nga miratimi i kësaj rregulloreje.

    “Përmes miratimit të kësaj rregulloreje ndryshim plotësimit të kësaj rregulloreje dhe rregullores së normave tatimore ne nuk i ngarkojmë fare 7800 persona në vitin 2024dhe kjo është lehtësi e jashtëzakonshme për qytetarët, ndërsa 8802 do të paguajnë kuptohet më pak në krahasim me vitin 2023 dhe 2022 gjithmonë sipas rregullores”, ka shtuar Latifi.

    I pari i Rahovecit deklaron, se faljen e tatimit në pronë nuk do ta bëjnë, por kjo mund të ndodhë vetëm nëse marrin garancë për rimbursim nga Qeveria.

    “Ndërsa, falja nuk ka ndodhë dhe nuk ka nevojë të ndodhë, ose mund të ndodhë vetëm atëherë kur garantohet me shkrim rimbursimi i mjeteve të falura”, është shprehur ai.

    Komunat e Republikës së Kosovës janë njoftuar nga Ministria e Financave se deri më 08.12.2023 mund të vendosin rreth faljes së tatimit në pronë, e cila mund të lejohet deri në lartësinë e faturës së tatimit në pronë për vitin 2023, por jo më shumë se njëqind (100) euro./Front Online

     

    Nga Rubrika
    Lajme10 Janar 2025
    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka pritur Zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard Verma dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin për...
    Lajme10 Janar 2025
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka përmbledhur takimet që ka zhvilluar Zëvendës Sekretari Amerikan për Menaxhim dhe Resurse,...
    Lajme10 Janar 2025
    13 organizata ndërkombëtare të gazetarëve dhe lirisë së medias i kanë drejtuar letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pasi janë thellësisht të...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka hartuar planin operativ dhe se ka bërë të gjitha planifikimet për mbarëvajtje të zgjedhjeve të...
    Lajme10 Janar 2025
    Ekipet e specializuara të kërkim-shpëtimit të Gardës Kombëtare të FSK-së kanë nisur operacionin e kërkim-shpëtimit malor dhe ujor në kërkim të një...
    Lajme10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës sot mbajti mbledhjen e saj të rregullt ku mori disa vendime. Në këtë mbledhje Lyra Osmani u emërua në...
    Lajme10 Janar 2025
    Kreu i PDK-së, ka takuar sot strukturat e PDK-së të degës së saj në Prishtinë, shkruan FrontOnline. Krasniqi, pas takimit në Facebook,...
    Sport10 Janar 2025
    Liverpool ishte i detyruar të ulte avionin në Birmingham të mërkurën në mbrëmje pasi fluturimi i tyre nga Londra u kthye për...
    Vip10 Janar 2025
    Gjatë këtij mëngjesi, banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Xheneta i ka thënë Rovenës se ajo e ka bërë gjoksin....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.