Organizata Demokraci Plus, përmes faqes Flamujt e Kuq në Prokurim Publik ka gjetur se Komuna e Prizrenit ka lidhur kontratë me vlerë 1.5 milion për tenderin “Furnizim me zhavorr për rrugët e paasfaltuara” duke përdorur procedurën e poentimit të çmimit.
Një metër kub zhavorr është paguar 24 cent, ndërsa nga 30 pozicione në paramasë, 19 prej tyre kanë çmim prej 4 cent.
Gjatë zbatimit të kontratës, D+ ka gjetur se në një faturë është paguar vetëm transporti (8.02 euro), por pa porositur fare zhavorr. Në një tjetër faturë është paguar më shumë metër kub transport se sa që është porositur zhavorr. Vetëm në dy fatura dëmi që i ka shkaktuar komuna buxhetit të saj është mbi 24 mijë euro.
Për më tepër, shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link:
Tenderët me poentim të çmimit– mundësi për keqpërdorim
Procedura e poentimit të çmimit është një procedurë e cila përdoret në prokurimin publik për rastet kur autoriteti kontraktues “nuk e di” sasinë e artikujve që do të porosisë, dhe për këtë qëllim secili artikull në listë të çmimeve e ka sasinë “1”. Gjatë zbatimit të kontratës porositë bëhen varësisht prej nevojave që dalin.