Numri i të shëruarve me virusin Covid-19 në Komunën e Prishtinës vazhdon të rritet.
Nga mbi 1 mijë e 500 raste aktive sa kishte, në këtë komunë kanë mbetur 400 raste aktive me virus.
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, në një intervistë për Front Online ka thënë se nga data 21 korrik, testet serelogjike në Prishtinë janë kryer në Qendrën e Studentëve dhe në dy qendra tjera.
Komuna e Prishtinës u ofron ushqim e ndihmë personave të infektuar me Covid
Ai është shprehur se kanë kapacitete të mjaftueshme që edhe në vitin e ardhshëm, të kryejnë teste serelogjike.
Sipas tij, tani për tani, brenda ditës kryhen deri në 200 testime.
“Mendoj se kemi mjaftueshëm kapacitet që në këtë formë me këtë kapacitet, me këta numra që i realizojmë tani, pra 100 deri në 200 testime brenda ditës, pa dyshim se do ja arrijmë që edhe vitin e ardhshëm varësisht se sa do të zgjat pandemia, të kemi teste serelogjike”, ka shtuar ai për Front Online.
Gashi ka treguar se gjithë ata persona që rezultojnë pozitiv me Covid në Komunën e Prishtinës, kontaktohen nga ta dhe u ofrohet ndihma e nevojshme, edhe për furnizim me ushqime.
“Qytetarët e Komunës së Prishtinës që nga marsi janë kontaktuar të gjithë nga shtabi i Komunës së Prishtinës, nga operatorët të cilët e kanë marrë përsipër këtë detyrë. Në kuadër të telefonatës i kanë pyetur për gjendjen e tyre shëndetësore, nevojat e tyre, për ndihmë në aspektin higjenik dhe ushqimor”, ka thënë tutje ai për Front Online.
https://www.youtube.com/watch?v=5PwQ3XEB1-k&feature=emb_title