Komuna e Prishtinës ka firmosur një memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Mbrojtjes përmes së cilit i dhuron 38 automjete donacion FSK-së.
Memorandumi u nënshkrua nga nënkryetari i Komunës së Prishtinës dhe Rozafa Ukimeraj sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Mbrojtjës.
“Subjekt i këtij memorandumi është dhënia e donacionit prej 38 automjeteve jo funksionale që gjenden në Autoparkun e Komunës së Prishtinës në Fushë Kosovë, për nevojat e Qendrës Ndërkombëtare Trajnuese të Kërkim Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).”
“Komuna e Prishtinës ka gjithmonë gatitshmërinë për dhënien e donacioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës”, thuhet në një njoftim të Komunës së Prishtinës.