Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka hapur një tender për angazhimin e 10 konsulentëve me kontratë për tre vite.
Kjo mënyrë e punësimit që nuk është parë deri më tani.
Në tenderin e publikuar të Kuvendit Komunal të Prishtinës me titullin “Shërbime për konsulencë për angazhim të 10 ekspertëve për menaxhim të projekteve për nevojat e Komunës së Prishtinës”,
nuk është bërë publike vlera e tij apo se sa do të paguhen këta konsulentë.
Sipas tenderit, angazhimi i këtyre konsulentëve do të jetë me kontratë tre vjeçare.
Në tender thuhet se afati i fundit për dorëzim të ofertave të këtij tenderi “të çuditshëm” është data 16 maj.
Deri më tash angazhimi i personave me kontratë mbi vepër është njohur si keqpërdorim goxha i madh ani pse ky lloj angazhimi lejohet me ligj deri në tre muaj, mirëpo angazhime të tilla me kontratë 3 vjeçare nuk përmenden në ligjin e punës.