Mbrëmë në rrjete sociale ka qarkulluar një fotografi e një gruaje dhe një fëmije duke fjetur në rrugë. Sipas atyre që e publikuan, fotoja është realizuar në Prishtinë. Por, ndryshe thotë Drejtori për Mirëqenie Sociale në këtë komunë, Dren Kukaj.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kukaj ka thënë se kjo foto është fake news dhe se fotografia është realizuar në Siri para tri vitesh.
“Sonte ne mbremje eshte vene ne qarkullim nje lajm me nje fotografi ku shihet nje grua me femije e shtrire ne trotuar duke pretenduar se eshte fotografi aktuale ne Prishtine. Policia e Kosoves dhe punetori social kujdestar nga Qendra per Pune Sociale ne Prishtine jane angazhuar per dy ore ne qytet qe ta vertetojne kete lajm dhe ai doli te jete nje FAKE NEWS. Fotografia si duket eshte nga Siria, e vitit 2017”, ka shkruar Kukaj.
Ai ka bërë thirrje që nëse qytetarët hasin në të tilla raste, ta kontaktojnë Policinë e Kosovës.
“Prandaj, marr shkas kete lajm te rreme qe te ju bej thirrje qe mos biem pre e klikimeve fallco dhe nese ju rastis qe me te vertete hasni ne te tilla pamje ne Komune te Prishtines, te kontaktoni Policine e Kosoves ne numri 192”, ka shkruar Kukaj në Facebook.
Postimi i plotë:
Nje njoftim casti!
Sonte ne mbremje eshte vene ne qarkullim nje lajm me nje fotografi ku shihet nje grua me femije e shtrire ne trotuar duke pretenduar se eshte fotografi aktuale ne Prishtine. Policia e Kosoves dhe punetori social kujdestar nga Qendra per Pune Sociale ne Prishtine jane angazhuar per dy ore ne qytet qe ta vertetojne kete lajm dhe ai doli te jete nje FAKE NEWS. Fotografia si duket eshte nga Siria, e vitit 2017.
Prandaj, marr shkas kete lajm te rreme qe te ju bej thirrje qe mos biem pre e klikimeve fallco dhe nese ju rastis qe me te vertete hasni ne te tilla pamje ne Komune te Prishtines, te kontaktoni Policine e Kosoves ne numri 192.
Ju falemnderoj per interesimin e cdonjerit prej jush dhe njekohesisht ndaj me ju te njejtin shqetesim per pamjet e tilla./FrontOnline/
https://www.facebook.com/dren.kukaj/posts/10158834371609253