×
  • Lajme
  • Tenderët
  • Lajme

    Komuna e Podujevës shpërblen me tender 413 mijë euro kompaninë “Apetit” (dokument)

    FrontOnline
    24 Prill 2024

    Komuna e Podujevës e cila drejtohet nga Shpejtim Bulliqi e ka shpërblyer me tender prej hiç më pakë se 413 mijë euro kompaninë “Apetit”, e cila para disa ditësh në një emision investigimi të mediave në Shqipëri është denoncuar duke shitur ne tregun shqiptar mish Brazili, por i njëjti atje iu është shitur kompanive shqiptare si mish i freskët Kosove, raporton Front Online.

    Në dokumentet e siguruara nga Front Online shihet se ketë tender kjo kompani e ka fituar për furnizim me 154 mëshqerra, e ku në bazë të një përllogaritje të thjeshtë del se vlera mesatare e një mëshqerre të blerë nga komuna është rreth 2700 euro.

    Madje për ta shpërblyer me tender kompaninë “Apetit”, komuna e Podujevës ka tejkaluar edhe buxhetin e paraparë për këtë proces prokurimi që ka qenë 385 mijë euro, raporton Front Online.

     

    Kriteret sipas dosjes së tenderit

    Mëshqerra të racës ” (kuq e bardh), me veti të kombinuara (qumësht – mish) dhe të ardhura nga importi ( BE).

    Mëshqerrat duhet të jenë të identifikuara kjartë dhe të kenë shenja nacionale identifikuese të aprovuara nga BE-ja, nga vendi i prejardhjes. Me prejardhje (pedigre) për dy gjenarata para lindjes me karakteristikat e tyre prodhuese me çertifikatat e lindjes.

    Mosha e mëshqerrave të jetë prej 24-30 muaj, nga momenti i shpërndarjes.

    Masa trupore të jetë 500-550kg.

    Karantinimi sipas ligjeve në fuqi, lejen (licencat) për importim të kafshëve, çertifikatën e gjendjes shëndetësore (sipas ligjeve të Republikës së Kosovës).

    Të gjitha mëshqerrat duhet të jenë barrëse 5 deri 7 muaj.

    Prodhimtaria e qumështit:  4500l në laktacionin e pare, mbi 5000l në laktacionin e dytë.

    Të jenë të lira nga sëmundjet dhe deformime të ndryshme.

    Të bëjë analizat e nevojshme deri sa mëshqerrat janë në karantinë (analizat e parapara nga AUV).

    Secila mëshqerrë duhet të jetë e shënuar në librin amë, të posedoj pedigre zyrtare (origjinale) dhe çertifikatën e performances të cilat duhet ti ofrohen blerësit.

    Të bëjë transportin deri në fshatrat e Komunës së Podujevës të përfshira në projekt.

    Të garantoj që deri në fshatrat, mëshqerrat të arrijnë të shëndosha dhe ti plotësojnë të gjitha kushtet e parapara në kontratë.

    Nëse mbrenda 60 ditëve pas pranimit të mëshqerrës nga fermeri, vërtetohet që mëshqerra nuk është barrëse ose barrsmëria e saj ka qenë nën 5 muaj, apo nëse mëshqerra ka implikacion shëndetësor (ngordh), shitësi duhet ta zëvendësoj atë për një afat prej 14 ditësh (2 jave).

    Në kuadër të çmimit të përfshihen: karantinimi, transporti dhe bartja deri në vendin e destinacionit.    / Front Online /

     

    Nga Rubrika
    Lajme30 Maj 2025
    Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se është interesante të shihet se si disa këshilltarë të Albin Kurtit...
    Lajme30 Maj 2025
    Me çmime që nuk janë thjesht të ulëta, por që bëjnë diferencën reale në buxhetin e përditshëm të qytetarëve, kjo kompani ka...
    Lajme30 Maj 2025
    Hulumtuesi i KDI-së, Eugen Cakolli, ka thënë se VV-ja e ka përgjegjësinë aktuale për krizën në vend. Por, ai ka thënë se...
    Të tjera
    Kronika30 Maj 2025
    Dy persona janë zhdukur në Kosovë. Një burrë nga Lipjani është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendodhja e tij. Ndërkohë një...
    Lajme30 Maj 2025
    Komunat e Kosovës po përballen me një rritje të lartë të shpenzimeve nga obligimet gjyqësore dhe përmbarimore. Gjatë periudhës 2022-2024, komunat kanë...
    Kronika30 Maj 2025
    Një burrë është arrestuar dje në Shtime nën dyshimin se ka dhunuar një grua më 24 maj të këtij viti. Policia tha...
    Kronika30 Maj 2025
    Një person është gjetur pa shenja jete dje në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë. Policia sot tha se janë duke e hetuar këtë...
    Lajme30 Maj 2025
    Është anuluar seanca e së premtes në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj të akuzuarve Mexhaid Qerimi, Fehmi Mustafa dhe Gjulin Radoja të...
    Lajme30 Maj 2025
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka komentuar deklaratat e djeshme të pushtetit karshi protestës së bizneseve, ku për dy orë mbyllen hyrje-daljet...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.