×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Komuna e Pejës shpërblen me kontratë kompanitë që nuk i plotësuan kriteret

    FrontOnline
    26 Korrik 2021

    Shkelje të shumta ka evidentuar Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) gjatë auditimit të pasqyrave financiare për vitin 2020 për komunën e Pejës, raporton Front Online.

    Sipas ZKA-së në dy dosje të tenderit – mes tjerash – tek pjesa kapaciteti ekonomik dhe financiar ishte kërkuar që OE të ofrojnë dëshmi – pasqyrat financiare të audituara për 3 (tri) vitet e fundit dhe raportin e audituar për pasqyrat përkatëse nga një kompani e licencuar, raporton Front Online.

    “Komuna kishte shpërblyer me kontratë OE pa e përmbushur këtë kriter, rastet janë si në vijim:  Në dosjen e tenderit “Furnizimi me pajisje të fitnesit (outodor) dhe rregullimi i hapësirave fushore për vendosjen e tyre” operatori ekonomik (OE) i shpërblyer me kontratë nuk kishte ofruar pasqyrat e audituara për tri vite, por kishte ofruar vetëm një rishikim të pasqyrave financiare për vitin 2019. Pavarësisht kësaj, kontrata ishte nënshkruar më 27.11.2020 në vlerë 14,958€” thuhet në raportin e ZKA-së, raporton Front Online.

    Po ashtu edhe në dosjen e tenderit “Furnizimi me uniforma (veshmbathje) për nevojat e drejtorive të SHCK-së” OE i shpërblyer me kontratë kishte ofruar pasqyrat e audituara vetëm për vitin 2019. Pavarësisht kësaj, kontrata ishte nënshkruar me dt. 29.12.2020 në vlerë 29,791€, raporton Front Online.

    “Shkak i parregullsive të tilla ishte neglizhenca e zyrtarëve kompetent për mbikëqyrje dhe vlerësim të ofertave. Shpërblimi me kontratë i operatorëve ekonomik pa i plotësuar të gjitha kriteret e vendosura në dosje të tenderit dhe njoftimin për kontratë është kundërligjor dhe njëherësh vendosja e kriterit për të ofruar pasqyrat financiare të audituara ka ndikuar në kufizimin e konkurrencës, ku në të dy rastet kishin ofertuar vetëm OE fitues. Kryetari duhet të siguroj përmes menaxherit të prokurimit se në procesin e vlerësimit të ofertave të respektohen plotësisht kërkesat e parashtruara në dosjen e tenderit duke siguruar që vetëm operatorët ekonomik që i përmbushin kriteret të shpërblehet me kontratë. Po ashtu me rastin e vendosjes së kritereve të mos vendosen kriteret që ndikojnë në kufizim të konkurrencës” thuhet në raportin e ZKA-së, raporton Front Online.

    Nga Rubrika
    Auto18 Dhjetor 2024
    Gazeta gjermane e biznesit Handelsblatt shkruan se Volkswagen po shqyrton lëvizjen e prodhimit të modelit Golf nga Wolfsburg në Meksikë, duke cituar...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Komuna e Kamenicës që udhëhiqet nga Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosjes ka shpërblyer me tender gati 2 milionësh konsorciumium “El-Bau” & “Eing...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka shpallur sot tenderin 56 milionësh ndërtimin dhe rindërtimin e stadiumeve në Ferizaj, në Pejë, në...
    Të tjera
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për FrontOnline thotë se si votues jashtë Kosovës në periudhën 29 gusht – 26...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Është lehtësuar gjendja në pikëkalimet kufitare pas fluksit së ditëve të fundit të ardhjes së diasporës për festat e fundvitit. Sipas publikimit...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-Nisma-E30+, Artan Nimani, për FrontOnline ka thënë se ka një angazhim të fortë të koalicionit në aktivitetet...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Ferat Shala, kandidat për deputet nga PDK, për FrontOnline, ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës  është më e fuqishme se kurrë...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës nga ora 10:00. Por, gjysmë ore para mbledhjes së Qeverisë, ministrja e...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, sot do të mbajë një takim lamtumirës me presidenten Vjosa Osmani në Presidencë. Më pas të dy ata...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.