Futbollisti i Kosovës, Bernard Berisha është nderuar me çmimin “Nderi i Qytetit” nga Komuna e Pejës.
Sulmuesi pejan e ka pranuar këtë çmim në Kuvendin Komunal të Pejës gjatë ditës së djeshme, shkruan FrontOnline.
Ylli i Akhmat Groznyt do ta marrë këtë çmim më 16 qershor, datë kjo që përkon me çlirimin e qytetit nga Serbia.
29-vjeçari gjatë këtij edicioni për skuadrën e Akhamt Groznyt ka shënuar tetë gola dhe ka kontribuuar me dy asistime./FrontOnline/