×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Pejës del me një sqarim publik për gjendjen e aksit rrugor Pejë – Rugovë

    FrontOnline
    01 Prill 2025

    Faik Zekaj, zëdhënës i Komunës së Pejës, ka bërë një sqarim lidhur me gjendjen e aksit rrugor Pejë – Rugovë.

    Zekaj tha se mirëmbajtja dhe rregullimi i kësaj rruge nuk janë në kompetencat e Komunës së Pejës, por sipas tij, janë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

    Ky reagim, vjen pas raportimeve se gjendja e aksit rrugor Pejë – Rugovë është vështirë e kalueshme dhe e rrezikshme për qytetarët për shkak të rrëshqitjes së gurëve.

    Tutje, Zekaj u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar ndërsa ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse të ndërmarrin veprimet e nevojshme pa vonesë.

    Sqarim Publik nga Komuna e Pejës për aksin rrugor Pejë – Rugovë !

    Komuna e Pejës ka kohë që është e shqetësuar për gjendjen e aksit rrugor Pejë – Rugovës, një rrugë me rëndësi të madhe për qytetarët, turistët dhe zhvillimin ekonomik të zonës. Fatkeqësisht, prej vitesh kjo rrugë është në një gjendje të mjerueshme, duke paraqitur rrezik për qytetarët dhe duke dëmtuar imazhin e destinacionit tonë turistik.

    Dëshirojmë të sqarojmë opinionin publik se mirëmbajtja dhe rregullimi i kësaj rruge nuk janë në kompetencë të Komunës së Pejës, por janë përgjegjësi e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Përkundër kërkesave të vazhdueshme për ndërhyrje dhe mirëmbajtje të duhur, gjendja e rrugës vazhdon të përkeqësohet, duke e vështirësuar lëvizjen dhe duke rrezikuar sigurinë e qytetarëve.

    Në pamjet e ndara me publikun, shihen qartë pasojat e mungesës së përkujdesjes ndaj kësaj rruge, ku një kamion shihet duke tërhequr zvarrë një shkëmb të madh në mes të rrugës. Kjo situatë tregon qartë mungesën e investimeve dhe përkushtimit për të garantuar sigurinë e qarkullimit rrugor.

    Ftojmë të gjithë qytetarët dhe vizitorët që të jenë të kujdesshëm gjatë qarkullimit në këtë segment dhe, njëkohësisht, të bëjmë thirrje që institucionet përgjegjëse të ndërmarrin veprimet e nevojshme pa vonesë!

    Nga Rubrika
    Lajme06 Prill 2025
    Mungesa e asistentëve për fëmijët me aftësi të kufizuar është një problem i madh, që po ndikon negativisht në përfshirjen e këtyre...
    Lajme06 Prill 2025
    Konkurset për pranimin e punonjësve në institucionet shëndetësore në territorin e komunës së Graçanicës, afër Prishtinës, janë anuluar në mbrëmjen e 5...
    Kronika06 Prill 2025
    Në Suharekë një person është arrestuar pasi i njëjti kishte vjedhur një minibus. Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se...
    Të tjera
    Lajme06 Prill 2025
    Në një kohë kur punonjësit e sektorëve të sigurisë dhe shërbimeve të emergjencës janë angazhuar vazhdimisht për ruajtjen e rendit dhe sigurisë,...
    Lajme06 Prill 2025
    Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është lënduar, ditën e djeshme si pasojë e shembjes së dheut, teksa po...
    Lajme06 Prill 2025
    Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) njofton se remitancat janë kategoria kryesore në kuadër të ardhurave dytësore, vlera e të cilave...
    Lajme06 Prill 2025
    Në Serbi po vazhdojnë protestat kundër regjimit të Aleksandar Vuçiq, ndërsa Sonja Biserko, udhëheqëse e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e...
    Lajme06 Prill 2025
    Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e rrëshqitjes së dheut dje në Veternik të Prishtinës. Viktima është...
    Lajme06 Prill 2025
    Sot në Kosovë pritet të kemi rikthimin e fuqishëm të kushteve dimërore. Priten vranësira të dendura të cilat në fillim do të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.