Komuna e Mitrovicës, ka nisur fazën e dytë e aplikimit për mbështetje financiare prej 50 eurove për të gjitha qytetarët që janë prekur nga COVID-19 që janë pjesë e listës së IKSHPK-së, shkruan Front Online.
“Komuna e Mitrovicës njofton të gjithë qytetarët rezidentë të komunës së Mitrovicës se ka filluar faza e dytë e aplikimit për mbështetje financiare prej 50 euro për të gjithë të infektuarit me virusin Covid-19 të cilët janë pjesë e listës së IKSHP-së.
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë ata qytetarë të cilët janë kontaktuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike si të shëruar.
Aplikimi është i hapur në afat të pacaktuar andaj lusim të gjithë qytetarët të cilët janë aktualisht pozitiv me virusin Covid-19 të respektojnë periudhën e izolimit prej 14 ditësh dhe pas të pranojnë konfirmimin si të shëruar, të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të aplikuar për mbështetje financiare”.