Kuvendi i Komunës së Klinës, me vendim unanim nga të gjitha partitë politike, ka aprovuar propozimin për ndarjen e mjeteve buxhetore për realizimin e subvencionit për fëmijët e porsalindur.
Sipas vendimit të Kuvendit komunal, ndarja e mjeteve buxhetore do të bëhet në këtë mënyrë:
Për fëmijën e parë do të ndahen 180 euro.
Për fëmijën e dytë 200 euro.
Për fëmijën tretë dhe të tjerë do të ndahen nga 250 euro.