×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Graçanicës financon me 20 mijë euro OJQ serbe që grumbullon të dhëna kundër UÇK-së

    FrontOnline
    04 Dhjetor 2020

    Zyrtari i SPS-it (Partia e Ivica Daciq), Zoran Angjelkoviq, më herët kishte ftuar serbët e Kosovës dhe të Serbisë që të dëshmojnë masivisht kundër UÇK-së.

    I ftuar në emisionin “Novo Jutro” ai deklaroi: “ I ftoj krejt familjet, minatorët nga Bellaçevci, miqtë dhe familjarët e tyre që të shkruajnë nga një deklaratë. Nëse nuk dëshirojnë t’ia japin organeve të rendit le t’ia japin Qendrës për paqe dhe tolerancë (OJQ serbe në Kosovë) dhe ne do te gjejmë mënyrë t’ia dërgojmë Prokurorisë Speciale. Le t’i dorëzojnë deklaratat ose organeve tona ose Qendrës për paqe dhe tolerance dhe ne merremi me ato”.

    Së fundmi Komuna e Graçanicës ka ndarë fonde për projekte të OJQ-ve, e ndër përfitueset është edhe organizata serbe “Qendra për paqe dhe tolerancë” e përmendur nga Zoran Angjelkoviq e cila ka marrë mbi 20.000 euro.

    Koordinatori i projekteve të kësaj organizate Stefan Filipoviq është analist politik i medies propaganduese ruse “Sputnik”, dhe admirues i madh kriminelit të luftës Ratko Mladiq.

    Në profilin e tij në Facebook, Filipoviq e ka të postuar një foto të kriminelit të luftës Ratko Mlladiq, me shkrimin “Gjeneral, i frikësohesh ndokujt? Vetëm Zotit, dhe më shumë askujt”, transmeton Gazeta Metro.

    Filipoviq për “Sputnik”, pati deklaruar se “Në Kosovë që nga vitit 1999 krijohet kulti i religjionit atlantik për Amerikën dhe NATO-n, të cilat i kanë si zot të tyre. Kjo është pjesë e folklorit dhe Kosova dëshiron që të tregohet se janë më amerikanë se vet amerikanët”. Këtë deklaratë e ka dhënë në kohën kur po ngrihej përmendorja e birit të Presidentit tësapo zgjedhur të SHBA-së Joe Biden. Këtë përmendore dhe të tjera, ai i pati quajtur “okupim”.

    “Kosova është e okupuar me kësi lloj përmendoresh dhe në Kosovë shumë universitete dhe rrugë mbajnë emrat e zyrtarëve amerikanë”, kishte thënë ai, transmeton Gazeta Metro.

    Stefan Filipovic është pjesë edhe e një forumi serb prorus, i njohur si “Forumi Politik Serb”, me seli në Beograd. Përmes këtij forumi ai takohet me rusë të cilët e kanë të ndaluar hyrjen në Kosovë, siç është i dyshuari për spiunazh Sergey Belous.

    Mediat ndërkombëtare dhe ato vendore në gjuhën shqipe kanë botuar dokumente të cilat flasin për financimin që i ka bërë komuna e Graçanicës OJQ-ve të afërta me pushtetin, ku në këtë listë gjendet edhe “Qendra për Paqe dhe Tolerancë” e cila ka marrë hiq më pak se 20,356.11 €.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Nëntor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka thënë se Albin Kurti dikur e quante presidentin Rugova si “kolaboracionist”. Kurti...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Ariana Musliu-Shoshi, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), ka folur rreth komisionit hetimor për proceset e mbarvajtjes së punës në Ministrinë e...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli e ka vizituar KRU “Gjakova”, ku ka theksuar se po shqyrtojnë mundësitë për prodhimin e energjisë përmes...
    Të tjera
    Lajme19 Nëntor 2024
    100 mijë euro grant nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, i përfitoi edhe vëllai i deputetës së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore...
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Zijadin Sela, e vlerësoi si skandaloze paraqitjen e dy kryeministrave pas mbledhjes së...
    Sport19 Nëntor 2024
    Portieri legjendar Gianluigi Buffon ka shpërfillur Cristiano Ronaldon kur emëroi lojtarin më të mirë me të cilin ka luajtur ndonjëherë. Ish-portieri italian...
    Sport19 Nëntor 2024
    FIFA do të detyrohet t’ia paguajë 3 milionë euro dëmshpërblim skuadrës së Barcelonës për shkak të lëndimit që e pësoi në muajin...
    Vip19 Nëntor 2024
    Edi ka komplimentuar Sarën për dukjen. “Mos fol bre, shumë të mirë e ki zonin. Ti ske nevojë me fol se bukuria...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Anëtari i Komisionit Parlamentar për Bujqësi nga radhët e PDK-së, Isak Shabani, ka kritikuar Qeverinë ‘Kurti’, duke thënë se keqpërdorimi i mjeteve...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.