×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Komuna e Gjilanit: I shpërndamë 500 pako me ndihma për familjet në nevojë, s’ka lidhje me fushatë zgjedhore

    FrontOnline
    15 Janar 2025

    Në kohë fushate, Komuna e Gjilanit ka vendosur të merret me shpërndarjen e ndihmave për familjet në asistencë sociale, shkruan Front Online.

    Kjo shpërndarje e ndihmave është organizuar përmes drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ku janë shpërndarë 500 pako ushqimore.

    Anipse ndihmat vijnë në kohën kur ka filluar fushata zgjedhore në vend, sipas komunës së Gjilanit, kjo nuk është arsyeja e shpërndarjeve të pakove për qytetarët, por për t’iu dalë në ndihmë finanicare.

    Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Gjilan, Mursel Zymberi thotë Komuna edhe vitin e kaluar iu ka dalë në ndihmë qytetarëve, jo vetëm këtë vit.

    Sipas tij, kategoritë më të prekura në aspektin financiar janë ndihmuar.

    “Vitin e kaluar rreth 900 pako janë shpërndarë kësaj radhe 500 familje janë ndihmuar nga kategoria sociale kryesisht gjendjes më të rëndë dhe kategorisë së dalur nga lufta edhe pensioner me gjendje më të rëndë sociale me mjete vetanake të komunës. Do të ketë edhe ndihma të tjera, por nuk e dimë kur”, u shpreh Zymberi.

    Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Hekuran Rapuca, thotë se shpërndarja e pakove për qytetarët gjilanas s’ka lidhje me fushatë.

    Rapuca vlerëson se ndihma nga komuna ka ardhur për familjet në nevojë.

    “500 pako janë shpërndarë duke ditur që muajt e fillimit të vitit janë financiarisht më të rënda sidomos për familjet që janë në vështirësi financiare e kemi parë që është ndihmë e mirë për ta. Jo nuk lidhet me fushatë se edhe vitin e kaluar dhe më shumë pako kemi shpërndarë se këtë vit”, deklaroi ai për “Front Online”.

     

    Nga Rubrika
    Lajme02 Prill 2025
    Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) e ka çuar përpara planin për shtrenjtimin e rrymës, pasi njofton se ka siguruar mbështetje edhe...
    Lajme02 Prill 2025
    Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka deklaruar për “Front Online” se pas gjobës nga Gjykata ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti...
    Lajme02 Prill 2025
    Mendimi për motin – 2.04.2025 Megjithë vransirave, ditën e enjtë në vend do të ketë më shpesh intervale me diell. Aty këtu...
    Të tjera
    Bota/Rajoni02 Prill 2025
    Policia e Shtetit në Shqipëri është pjesë e operacionit policor ndërkombëtar të koduar “Stream”, kundër shfrytëzimit seksual të të miturve në internet....
    Lajme02 Prill 2025
    Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti është dënuar me 250 euro gjobë nga Gjykata Themelore e Prishtinës. Kjo pasi, i parti...
    Vip02 Prill 2025
    Loredana sigurohet që bashkëshorti, Karim Adeyemi, dhe vajza e saj, Hana, të kenë raporte të mira së bashku. Artistja nuk ka shumë...
    Lajme02 Prill 2025
    Pyetja se si do të garojnë në zgjedhjet lokale ka nxjerrë në pah mosmarrëveshjet brenda koalicionit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, VLEN....
    Lajme02 Prill 2025
    Luljeta Sharani ka treguar për tmerrin që kishte përjetuar kur forcat serbe ia kishin vrarë familjarët gjatë Luftës në Kosovë. “S’kemi ba...
    Lajme02 Prill 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se ka nisur takimet me krerë të partive politike për formimin e qeverisë pas zgjedhjeve të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.