Komuna e Gjakovës ka bërë të ditur se me qëllim të parandalimit të përhapjes së COVID-19, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare janë dorëzuar 5 mijë Teste Rapide, donacion ky nga Ministria e Shëndetësisë.
“Këto teste do të jenë në shërbim të komisionerëve dhe vëzhguesve të cilët janë të angazhuar për mbikëqyrjen e zgjedhjeve të parakohshme në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e komunës së Gjakovës.
Sipas njoftimit, në ditët në vijim, një sasi e Testeve Rapide do të jenë edhe në shërbim të qytetarëve të tjerë./Front Online/