Komuna e Gjakovës e ka shpërblyer direkt me tender 75 mijë eurosh kompaninë, “Internat Security Association”.
E dyta u përzgjodh nga e para përmes procedurës së negociuar pa publikim të njoftimit të kontratë, me qëllim që të sigurojë objektet e komunës, raporton “Front Online”.
Megjithatë, kjo shumë, mund të mos harxhohet e tëra.
Kontrata është publike kornizë që nënkupton se kompania që u zgjodh si fituese shërbimet e saj do t`i ofrojë sipas nevojës së komunës dhe vetëm për to do të paguhet, raporton “Front Online”.
Kontrata e arritur mes palëve vlen vetëm për gjashtë muaj. Ajo parasheh angazhimin e 34 punëtorëve, me mundësi shtimi në rast nevoje.
Këta të fundit, për rojën që do të bëjnë në 14 objekte komunale, do të paguhen me nga 250 euro në muaj (neto).
Kompania fituese nuk guxon t`i ndërrojë ata, pa e njoftuar paraprakisht komunën e Gjakovës, raporton “Front Online”.