×
  • Lajme
  • Tenderët
  • Lajme

    Komuna e Gazmend Muhaxherit shtron asfalt në prona private

    FrontOnline
    26 Korrik 2021

    Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur se komuna e Pejës së paku në dy raste ka realizuar investime publike në parcela të pa shpronësuara, raporton “Front Online”.

    “Komuna në dy raste investimet publike përkatësisht asfaltimin e rrugëve e kishte realizuar në prona private të pa shpronësuara. Komuna përpos që në raste të caktuar kishte marrë pëlqim jo formal nga pronarët e tokave për të realizuar investimin, nuk kishte ndërmarrë asnjë procedurë ligjore që pronat në të cilat po kryhen investimet të kthehen në pasuri të komunës sikur edhe parashihet me ligjet në fuqi. Sipas zyrtarëve të komunës nëse do të zhvilloheshin procedura të shpronësimit do të pamundësohej realizimi i investimeve për shkak të dinamikes në procedurat e shpronësimit dhe se kanë marrë pëlqimin e banorëve për kryerjen e punëve në pronat e tyre” raporton “Front Online”.

    Sipas ZKA-së realizimi i projekteve të tilla rrit rrezikun që komuna të përballet me padi në të ardhmen nga pronarët e parcelave, ku përveç kompensimit të shpronësimit do të shkaktohen edhe shpenzime tjera shtesë.

    “Kryetari duhet të sigurojë se bëhet shpronësimi i pronave private para investimit/ndërtimit të rrugëve dhe kjo të trajtohet në bazë të dispozitave ligjore para inicimit të tenderimit për ekzekutim të projekteve kapitale – ndërtim/zgjerim të rrugëve” raporton “Front Online”.

    Nga Rubrika
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka shprehur mirënjohje të madhe për gazetarët e Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, Hamza...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka përfunduar sot zyrtarisht mandatin e tij trevjeçar, duke mbajtur takimin e fundit...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Përfaqësuesi i KOSTT-it, Evetar Zeqiri, pas një takimi me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se nuk ka mungesë të energjisë...
    Të tjera
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për FrontOnline thotë se si votues jashtë Kosovës në periudhën 29 gusht – 26...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Është lehtësuar gjendja në pikëkalimet kufitare pas fluksit së ditëve të fundit të ardhjes së diasporës për festat e fundvitit. Sipas publikimit...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-Nisma-E30+, Artan Nimani, për FrontOnline ka thënë se ka një angazhim të fortë të koalicionit në aktivitetet...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Ferat Shala, kandidat për deputet nga PDK, për FrontOnline, ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës  është më e fuqishme se kurrë...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës nga ora 10:00. Por, gjysmë ore para mbledhjes së Qeverisë, ministrja e...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, sot do të mbajë një takim lamtumirës me presidenten Vjosa Osmani në Presidencë. Më pas të dy ata...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.