×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Drenasit mirëpret investimet e nivelit qendror në zonën e Goleshit

    FrontOnline
    07 Maj 2021

    Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar ndaj iniciativave të reja për projekte zhvillimore në komunën e Drenasit, në zonën e Goleshit.

    Lladrovci ne reagim ka thënë se niveli qendror krahas propozimit për projekte të reja, t’i zhvillojë projektet e parapara me vite në Ligjin për Buxhet, të dedikuara për këtë zonë.

    Më poshtë gjeni reagimin e kryetarit Lladrovci.

    Mirëpres vlerësimin për zonën e Goleshit si zonë me interes të veçantë, ku është theksuar rëndësia e zhvillimit dhe rehabilitimit të kësaj zone. Pasi flitet për projekte të reja, mirëpres dhe ftoj nivelin qendror që krahas propozimit për projekte të reja, t’i zhvilloj projektet e parapara me vite në Ligjin për Buxhet, të dedikuara për këtë zonë.

    Jemi në pritje të realizimit të projektit të Stadiumit nacional, ku kemi ndërmarrë me kohë të gjitha veprimet e nevojshme që prona të bartët në pronësi të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe me zhvillimin e punimeve për zgjerimin e zonës ekonomike.

    Lidhur me dy gurthyesit në atë zonë, çështjen e kam adresuar te organet e ndjekjes, për të gjithë përgjegjësit potencial që janë përfshirë në degradimin e kësaj pjese duke filluar nga zyrtaret e komunës, ata të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale dhe kushdo qofshin akterët tjerë. Po ashtu Komuna e Drenasit, ka ushtruar padi për kompensim të dëmit ndaj atyre që e degraduan këtë zonë.

    Çdo projekt i cili do të jetë në interesin e përgjithshëm, është i mirëpritur dhe i japim përkrahje.

    FITO 10.000 EURO ME PAKO PREMIUM PLUS!
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Një këmbësore ka pësuar lëndime trupore pasi u godit nga një veturë. Rasti ka ndodhur gjatë ditës në Gjakovë. Një person e...
    Lajme25 Prill 2024
    “Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit të Shtetit e ka përshkruar nivelin e korrupsionit ku përfshihet ekzekutivi. Opozita...
    Lajme25 Prill 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Vip25 Prill 2024
    Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me gazetaren Alba Merovci. Lajmin e bëri të...
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.