×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e demanton Ministrinë e Arsimit: Asnjë shkollë nuk është mbyllur në Lipjan

    FrontOnline
    28 Tetor 2020

    Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) në një përgjigje për portalin Front Online të mërkurën ka bërë të ditur se vetëm në komunën e Lipjanit për shkak të përhapjes së Coronavirusit janë mbyllur tetë shkolla, raporton Front Online.

    “Nga raporti i fundit i inspektoratit të arsimit për regjistrimin e rasteve me Covid 19 në shkolla gjatë periudhës 19 – 23.10.2020 në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës janë raportuar gjithsej 130 nxënës të infektuar dhe 148 mësimdhënës të infektuar. Komuna me më së shumti raste të të infektuarve është Prishtina. Shkollat të cilat janë duke organizuar mësimin sipas skenarit C janë gjithsej 14: Istog 1 shkollë, Pejë 1 gjimnaz dhe 1 SHFMU, Prishtinë 3 shkolla dhe Lipjan 8 shkolla”, ka thënë për Front Online, zyrtarja për informim në këtë ministri, Diellza Kukaj.

    Mirëpo një gjë të tillë e ka demantuar Elmaze Behluli drejtoreshë e Arsimit në Lipjan.

    Ajo tha se në këtë komunë nuk është mbyllur asnjëherë asnjë shkollë si shkak i Coronavirusit.

    “Në Lipjan nuk është e mbyllur asnjë shkollë. Prej kur kemi filluar mësimin asnjë shkollë në komunën e Lipjanit nuk është mbyllur. Janë 231 mësimdhënës që janë testuar. 13 kanë qenë pozitivë duke përfshirë mësimdhënës, drejtorë shkolle, 8 janë të shëruar dhe 2 nxënës kanë qenë pozitivë. 71 mësimdhënës janë të ritestuar”, ka konfirmuar Behluli për Front Online.

    Kësisoj, lajmin për mbylljen e 8 shkollave në Lipjan, drejtoresha e Arsimit e ka cilësuar si dezinformatë.

    “Shkollat nuk janë mbyllur. Kjo është dezinformatë dhe nuk e di se nga i kanë marr këto shifra. Çdo gjë duhet të kalojë nga unë dhe kam ide se çfarë kanë bërë me këto shifra”, ka thënë ajo për Front Online. /Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Vetëm gjatë muajit gusht të këtij viti rreth 140 qifte vendosën t’i ndajnë rrugët e tyre. Sipas të dhënave të Agjencisë së...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Njohësi i Çështjeve të Sigurisë, Bedri Elezi për Front Online, thotë se nuk ka besuar në premtimin e kryeministrit Albin Kurti për...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Nesër, Qeveria e Kosovës do të jetë nikoqire e një takimi të përbashkët me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Sipas kryetarit të...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka kujtuar vëllanë e tij, Luanin, i cili do ta festonte ditëlindjen e 51-të sot nëse...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Sot bëhen 80 vjet që kur u çlirua kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana. Për këtë ditë, ka shkruar edhe kryeministri i vendit, Edi...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i AAK-së njëherit edhe kryetar i Komisionit Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha, e konsideron mashtrim populist, premtimin...
    Kronika17 Nëntor 2024
    Një grua në Malishevë dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. E njëjta pasi ka pranuar tretman mjekësor me dëshirën...
    Kronika17 Nëntor 2024
    Një i mitur në Kaçanik ka kërcënuar me thikë një grua. Sipas policisë, kjo rrodhi pasi djali i gruas ditë më parë...
    Kronika17 Nëntor 2024
    Një gazetar është ankuar në polici, i cili përderisa ishte në emision televiziv, u kërcënua përmes telefonit. Policia ka njoftuar prokurorin, ndërsa...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.