×
  • Tenderët
  • Hulumtime
  • Hulumtime

    Komuna e Deçanit i jep tender kompanisë me çmim më të shtrenjtë për 640 mijë euro (dokument)

    FrontOnline
    24 Qershor 2024

    Komuna e Deçanit e cila drejtohet nga Bashkim Ramosaj ka shpërblyer me tender 7.8 milionë euro konsurciumin “Lika Company & Lika Trade” për tenderin “Ndërtimi-zgjerimi i rrugës, urave dhe strukturave nga Deçani dalje për në Pejë, segmenti Lëbushë-Qendra e Strellcit”, ndonëse për këtë proces prokurimi kishte kompani që kishin aplikuar më çmim më të lirë për 640 mijë euro se sa kompania e cila është shpallur si fituese e tenderit nga komuna e Deçanit, raporton Front Online.

    Burime të besueshme të portalit bëjnë të ditur se pjesa dërmuese e kritereve të dosjes së tenderit dyshohet se janë përgatitur për kompaninë që tashmë ka dalë si fituese e këtij procesi me çmim më të lartë prej hiç më pakë se 640 mijë euro se sa kompania tjetër që ka qenë pjesë e këtij procesi të prokurimit e që nga zyra e Prokurimit e komunës së Deçanit është cilësuar si e papërgjegjshme, raporton Front Online.

    Po ashtu, bazuar në dokumentet e siguruara shihet se ky proces i madh i prokurimit nga komisioni vlerësues i komunës është vlerësuar brenda tre ditësh, deri sa çmimi total i kompanisë e cila është shpall fituese e këtij tenderi është vetëm 7611 euro më pakë se sa shuma e mjeteve të zotuara për këtë proces prokurimi.

    Front Online për këtë çështje i ka dërguar pyetje komunës së Deçanit, por deri në momentin kur është botuar teksti nga ata nuk ka arritur të marrë përgjigje.

    Kërkesat sipas Dosjes se tenderit

    Kërkesa 1: Operatori Ekonomik duhet të ketë një  qarkullim financiar me një vlerë të përgjithshme  prej së paku 15,000,000.00€, në 3 (tri) vitet e  shkuara.

    Kërkesa 2: Kapital të mjaftueshëm për realizimin  e kontratës (Mjete të gatshme në xhirollogari nga  kompania në bankë në vlerë prej së paku  1,500,000.00 Euro(lideri i grupit duhet te ketë min  60% te mbështetjes bankare)

    Kërkesa 3: Menaxheri i Projektit – Inxhinier i  dip.i ndërtimtarisë, drejtimi konstruktiv 3 vite  përvojë pune pas diplomimit ose bechelor  ndërtimtarisë- drejtimi konstruktiv me 5 vite përvojë  pune pas diplomimit. Të ketë dëshmi se ka  menaxhuar projekte të realizuara në lëmine e  ndërtimit, asfaltimit dhe rehabilitimit të rrugëve

    Kërkesa 4: Udhëheqësi i punishtes – Inxhinier i  dip.i ndërtimtarisë, drejtimi konstruktiv 3 vite  përvojë pune pas diplomimit ose bechelor  i Ndërtimtarisë- drejtimi konstruktiv me 5 vite përvojë  pune pas diplomimit. Të ketë dëshmi se ka  udhëhequr projekte të realizuara në lëmine e  ndërtimit, asfaltimit dhe rehabilitimit te rrugëve

    Kërkesa 5: Inxhinier i  dip.i ndërtimtarisë- drejtimi konstruktiv 3 vite  përvojë pune pas diplomimit ose bechelor i Ndërtimtarisë, drejtimi konstruktiv me 5 vite përvojë  pune pas diplomimit. Të ketë dëshmi se ka  realizuara projekte në lëminë e  ndërtimit, asfaltimit dhe rehabilitimit të rrugeve.Të jete i certifikuar për mbrojtje dhe siguri në punë

    Kërkesa 6: Inxhinier i diplomuar (Master) i  Gjeodezisë me (3)tri vite përvojë pune pas  diplomimit. Të ketë dëshmi se ka menaxhuar  projekte të realizuara në lëminë e ndërtimit,  asfaltimit dhe rehabilitimit të rrugëve

    Kërkesa 7: Inxhinier i diplomuar i Komunikacionit -ose Master diplome me 3 vite  përvojë pune pas diplomimit ose bechelor i Komunikacionit me 5 vite përvojë  pune pas diplomimit. Të ketë dëshmi se ka  menaxhuar projekte të realizuara në lëmine e  ndërtimit, asfaltimit dhe rehabilitimit te rrugëve

    Kërkesa 8: Inxhinier i diplomuar i Hidroteknikës -ose Master diplome me 3 vite përvoj pune pas diplomimit. Të ketë dëshmi se ka  menaxhuar projekte të realizuara në lëminë e  ndërtimit, asfaltimit dhe rehabilitimit të rrugëve.

    Kërkesa 9:    1(një) Buldozer D6 me riper,  5(pesë)Ekskavator te ndryshem min pasha 20ton,    3(tre)Ekskavator me rrota gome min pesha 15 ton,1(një) Kamion kiper min. Pesha 40t,     1 (një) Kamion kiper min. Pesha 30 t,   1 (një) Kamion me korpë, 2(dy) Kokë tërheqëse pesha18 t,  1(një)Gjysëmrimorkio min. pesha 33t, 1(një)Gjysëmrimorkio per bartjen e automjeteve  të rëndë min.pesha 75-90t, 1 (një) Kamion kiper dhe rimorkio për bartjen e automjeteve min.pesha 22t, 2(dy) Gjysmërimorkio Speciale me sinjalizim digjital per menagjimin e trefikut në rrugë.  3 (tre) Kamionetë dubelkabinë, 3(tre)Ngarkues, 2(dy) Cilindër vibrues (makine ngjeshese),     1(një) Makinë ngjeshese cilindër me dhembëza min pesha 21t, 1 (një) Grejder (makine per nivelizimin e rrugeve), min pesha 14-16 t,    1 (një) Grejder me repera dhe llaser digjital për nivelizimin e rrugve min. pesha 20-21t,   2 (dy) Çekan  hidraulik, 1 (një) Autobot     2 (dy) Auto pompë betoni,  4(katër) Kamion per transport te betonit (Autobetonierkë – mixer), 1 (një) Kamion Cisternë ,    1(një) traktor  me krah min 8m për prerjen e drunjëve,barit fuqija min. (kë 85)  1(një)sharrë për prerjen e drunjëve në brez rrugor që montohet në traktor ose eskavator.     Pajisjet e nevojshme për punët e asfaltit     1 (një) Makina (Finisher) për asfaltimin e rrugëve,     1 (një) Makina (Finisher) me rrota për asfaltimin e rrugëve,  1 (një) Makina mini (Finisher) për shtrurjen e asfaltit.      1 (një) Cilindrat me rrota të kombinuara (gomë dhe hekur  pesha 3-5 ton ),    1 (një) Cilindrat me rrota( heker-hekur)  pesha 4-5 ton ),     1 (një) Cilindrat me rrota të kombinuara (gomë dhe hekur  pesha 6-9 ton),     2 dy) Cilindrat me rrota hekuri me vibrim, min pesha 8-10 ton. 2 (dy) Automjet (Autobotë për pastrimin e rrugëve dhe kanalizimeve),     2 (dy) Kamionetë dubelkabinë qe posedojn pajisje sinjalizuse përnjoftim te punimev ne rrugë. 1 (një) Kamion me fshisë që posedon-Spërkatës për bitumen dhe emulsion,     2 (dy) Makina për gërryerjen e asfaltit,     1 (një) Kamion fshisë për pastrimin e rrugeve,  2 (dy) Prerëse e asfaltit,1 (një) Kompresor, 7 (Shtatë) Kamion kiper për transport të asfaltit të gatshëm min pesha  32t.

    Kërkesa 10:  Bazë për prodhimin e  asfaltit  nga një kompani e  licensuar ose marrëveshje për furnizim    Bazë për prodhimin e betonit nga një kompani e licensuar  ose marrëveshje për furnizim    Gurthyes  të Liçensuar ose marrëveshje për  furnizim

    Kërkesa 11: Planin për menaxhimin e trafikut sa më të  detajuar. Te punohet nga Inxhinieri i Komunikacionit ose Bachelor i Komunikacionit.

    Kërkesa 12: Plani dinamik mbi kryerjen e punimeve.

    Kërkesa 13: Operatori ekonomik duhet të jetë i pajisur me ISO – ISO 9001 2015- Certifikimi I  sistemit për Menagjimin e Cilesisë – ISO 39001  2012- Sistemi I Menagjimit të Sigurisë së  Trafikut Rrugor – PASS 99 2012- Sistemi I  Integruar I Menaxhimit – ISO 14001 2015-  Sistemi I Menaxhimin Mjedisor. ISO 28001  2007- Sistemi Për Menaxhimin e  Sigurisë në zingjirin e furnizimit.        ISO 45001  2018- Sistemi Për Menaxhimin e  Sigurisë dhe shëndetit në punë.

    Kërkesa 14: Operatori Ekonomik duhet te ketë stafin e  trajnuar dhe te certifikuar për SSHP(siguri dhe  shëndet ne pune (për 25 punëtorë).

    Kërkesa 15: Operatori Ekonomik duhet te ketë vlerësimin e rriskut për te gjitha pozitat e punës nga një kompani e licencuar MPMS dhe te dëshmohet me raport te noterizuar.

    Kërkesa 16: Operatori Ekonomik duhet te ketë Internal Auditor i certifikuar për menaxhimin e sigurisë së shënderit në punë. /Front Online /

    Nga Rubrika
    Lajme23 Maj 2025
    Komuna e Rahovecit e cila drejtohet nga Smajl Latifi përmes një vendimi ka anuluar tenderin për furnizim me ushqim për pacientet e...
    Lajme21 Maj 2025
    Komuna e Rahovecit e cila drejtohet nga Smajl Latifi, pasi ka zgjedhur Operatorin Ekonomik për furnizim me pije dhe ushqim për pacientet...
    Hulumtime12 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i shoqëruar nga vartësja e tij, Rozeta Hajdari, muajin e kaluar kishin vizituar kompaninë “Mercom”, e cila...
    Të tjera
    Lajme31 Maj 2025
    Juristja e medieve, Flutura Kusari, ka bërë të ditur se seanca e radhës në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, do të...
    Lajme31 Maj 2025
    Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh edhe kryenegociator për dialogun me Serbinë, kduke folur për Marrëveshjen Bazike, ka thënë se...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Kancelari i ri i Gjermanisë, Friedrich Merz, do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë të enjten, më...
    Lajme31 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se sot ka shkuar për të parë nga afër stërvitjet në kuadër të “Defender Europe...
    Lajme31 Maj 2025
    Kosovën do ta vizitojë për tre ditë me radhë ministri i Punëve të Jashtme të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo. Këtë e bëri...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Deri më tani, Rusia u ka rezistuar thirrjeve perëndimore për një armëpushim për luftën e saj në Ukrainë. Dhe, deri më tani,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.