×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Kompromisi i vonuar për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, të premten votimi në Kuvend

    FrontOnline
    02 Dhjetor 2020

    4 amandamentet e tyre, partitë në pushtet, i pranuan.

    Andaj, në Partinë Demokraktike të Kosovës, e mbajtën fjalën.

    Dy anëtarët e saj në Komisionin për Buxhet dhe Transfere i dhanë votat e tyre pro, duke mundësuar kështu kalimin e projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike në këtë trupë.

    Se njëjtë do të veprojnë edhe në Kuvend kur të thirret seanca për këtë e tha edhe shefi i tyre i përkohshëm, Enver Hoxhaj.

    E ujdinë mes pozitës dhe subjektit numër dy më të madh opozitar rreth këtij projektligji, përfaqësuesit e bizneseve, po e quajnë lajm të mirë.

    “Ësht֝ë për t`u vlerësuar bashkëpunimi pozitë – opozitë që janë veçuar me disa amandamente që realisht janë edhe kërkesa të bizneseve. E lehtëson gjendjen e biznseve. Ka qenë e panevojshme të shtyhet kaq gjatë”, u shpreh për Front Online kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.

    “Presim të premtën që partitë në pushtet + PDK-ja t`i bashkojnë votat për Ligjin për Rimëkëmbje dhe t`i japin një drejtim mbështetjes së qytetarëve, bizneseve , ndërmarrësve, për ta tejkaluar pandeminë”, pohoi për Front Online, Agim Shahini – kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve.

    Edhe ekonomisti, Safet Gerxhaliu, e mirëpret kalimin e projektligjit, ndonëse e konsideron si të vonuar.

    Partitë për këtë çështje, sipas tij, do të mund të merreshin vesh shumë me herët mes vete.

    “Definitivisht një ligj i tillë është dashur menjëherë në maj të miratohet dhe sot jemi në dhjetor e ende nuk është akoma i miratuar”, tregoi për Front Online.

    Tash pasi Komisioni i dha dritën jeshile, projektligji, duhet të shkojë në Kuvend për votim në lexim të dytë.

    Vlera totale e tij është 365 milionë euro. E me të parashihen të ndihmohen bizneset e prekura nga pandemia.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Nëntor 2024
    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka bërë tashmë një reagim specifik mbi raportimet se është e përfshirë ne skandalet financiare si...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Veprimtari i LDK-së, Halil Geci, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti takim, raporton Gazeta Blic. Këtë e ka bërë përmes një postimi...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Java në vazhdim do të pasohet me ndryshime drastike të motit dhe kushte ekstreme që do të përfshijnë mbase edhe pjesën dërmuese...
    Të tjera
    Vip18 Nëntor 2024
    Një debat i ashpër gjatë vikendit është zhvilluar mes Xuxit, Drenushës, ku më pas u përfshi edhe Vullneti. I gjithë ky debat...
    Sport18 Nëntor 2024
    Kosova ka shënuar fitore ndaj Lituanisë me rezultat 1-0, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve. Ndeshja...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur sonte akuza të rënda ndaj kryeministrit aktual, Albin Kurti. Ai ashpër ka theksuar se Kurti...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Sot në Prishtinë u mbajt mbledhja e përbashkët e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Në mesin e shumë...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, sonte ka publikuar emrat e disa anëtarëve të partive si LDK, PDK, por...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka hapur një tender në vlerë 10 mijë euro për blerje të hapësirës mediale në TV Nacionale....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.