×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kompromisi” i Kurtit: Dialogun mund ta vendos në rendin e tretë të prioriteteve

    FrontOnline
    17 Shkurt 2021

    Pavarësisht reagimit të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kandidati për kryeministër, Albin Kurti, insiston se dialogu me Serbinë nuk është preokupim i qytetarëve të Kosovës dhe s’do të jetë as prioritet i Qeverisë në ardhje.

    Kurti dje në një intervistë për gazetën zvicerane në gjuhën frënge, “Le Temps” se mund ta bëjë një “kompromis” për ta vendosur dialogun me Serbinë pak më lart në renditjen e prioriteteve.

    “Kjo temë renditet e gjashta ose e shtata midis prioriteteve të qytetarëve. Të gjitha sondazhet tregojnë se shqetësimet e tyre kryesore janë punësimi, ekonomia, drejtësia… Sidoqoftë, unë jam i gatshëm të bëj një kompromis, për ta vendosur dialogun në rendin e tretë ose të katërt të përparësive të mia”, ka thënë Kurti.

    Tutje ai ka folur edhe për periudhën e dialogut gjatë kohës kur ai ndërmjetësohej nga administrata amerikane e Donald Trumpit. Kurti ka thënë se tashmë ish-presidenti i SHBA-së kishte favorizuar interesat.

    “Ish-Presidenti Trump favorizoi “faktet dhe interesat” dhe ne duhet të shtojmë “vlera dhe parime”. Shpresoj që Brukseli dhe Washingtoni të jenë në të njëjtën gjatësi vale për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ashtu si edhe Berlini dhe Parisi. Na duhet ky sinkronizim i dyfishtë, është çelësi i suksesit”, është shprehur Kurti.

    Nga numërimi i të gjitha votave të rregullta, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 47,85% të votave. Pa u numëruar kanë mbetur edhe votat me postë dhe ato me kusht.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur “paçavure” doracakun e Edukatës Seksuale për të cilin tha se ka kërkuar nga kryetarët...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Kryeqytetit dhe disa komunave tjera, edhe ajo e Vitisë do të ndalojë përdorimin e Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” për...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka takuar sonte studentë të Universiteteve me...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme...
    Vip14 Nëntor 2024
    Dalja e Gjestit nga shou më i madh televiziv shqiptar, Big Brother VIP Kosova, do të gëzonte disa prej banoreve brenda shtëpisë....
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokrazike të Kosovë, Lumir Abdixhiku, i ka dërguar mesazh Ministrisë së Arsimit, lidhur me doracakët për Edukatë Seksuale. Nga...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani në një intervistë në RTK ka folur rreth hapjes së Urës së Ibrit. Ai ka cituar...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim të enjten gjeneralin Wesley Clark, i cili më parë ka qenë ish-komandant suprem...
    Vip14 Nëntor 2024
    Rovena tash e shumë ditë brenda qëndrimit në shtëpinë më të famshme në vend ka treguar se nuk dëshiron debat me Gresën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.