×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kompjuter dhe çadër plazhi, oferta e Barbados: Ejani të punoni tek ne

    FrontOnline
    11 Korrik 2020

    Të gjithë ata që janë të detyruar të punojnë nga shtëpia si pasojë e pandemisë së koronavirusit, tashmë mund të zgjedhin në vend të banesës së tyre ishullin e Barbados. Është ky propozimi i kryeministres së vendit e cila fton të huajt që të punojnë nga ishulli dhe të shijojnë bukuritë e tij njëkohësisht, në përpjekje për të rimëkëmbur ekonominë

    “Ejani të punoni tek ne” Është kjo oferta shumë joshëse që vjen nga Barbados. Turizmi që zakonisht përbën 40 për qind të të ardhurave të vendit, është ende në krizë si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

    Për këtë arsye Mottlei, kryeministrja e shtetit të vogël publikoi programin e mikpritjes së nëpunësve të rinj në Barbados. Program qe duhet ende të përfundohet nga qeveria e ishullit të famshëm por që pak a shumë nënkupton që të huajt mund të marrin shumë lehtë viza për të shkuar që të punojnë nga ishulli për kompanitë e vendeve të tyre të origjinës.

    Kryeministrja më tej u shpreh se nuk do të jemi të detyruar të punojmë në Europë, Shtetet të Bashkuara të Amerikës apo Amerikën Latine. Ajo sqaron se të huajt mund të qëndrojnë në ishull dy muaj dhe më pas të rikthehen në atdhe, sipas dëshirës.

    Sipas saj në këtë mënyrë të huajt mund të punojnë pa ndërprerë por njëkohësisht dhe të shijojnë bukuritë dhe peizazhin e vendit, i cili nuk vlerësohet si duhet pasi pushimet zgjasin shumë pak.

    Për sa i përket pandemisë së koronavirusit, Barbados nuk është prekur ndjeshëm dhe masat për mbylljen e vendit u lehtësuan para dhjetë ditësh. Zyrtarisht janë regjistruar 98 raste dhe 7 viktima në një popullsi prej 287 mijë banorësh.

    Ata që vijnë në ishull duhet të kenë një test negativ të Covid-19 të kryer në tre ditët e fundit. Në të kundërt do të kryejnë tamponin në aeroport, por një gjë e tillë nuk është e këshillueshme pasi numri i testeve në ishull është i kufizuar.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Gusht 2025
    I vogël është numri i grave kandidate për kryetare të komunave, të propozuara nga partitë politike, për zgjedhjet lokale të 12 tetorit....
    Lajme16 Gusht 2025
    Gjithsej 39 ekstradime nga Kosova dhe vende të tjera janë kryer nga janari deri në qershor të këtij viti. Njohësit e sigurisë...
    Lajme16 Gusht 2025
    Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka reaguar ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike...
    Të tjera
    Lajme16 Gusht 2025
    Fluksi i automjeteve me qytetarë në pikat e kalimeve kufitare të vendit ka shënuar rënie në orët e mbrëmjes. Sipas gjendjes së...
    Lajme16 Gusht 2025
    Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti ka reaguar ashpër ndaj qeverisë, duke e akuzuar për menaxhimin e dobët të sektorit energjetik. Në një...
    Lajme16 Gusht 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar atë dhe vartësit e tij se po...
    Lajme16 Gusht 2025
    Kryetari i Komunës së Junikut, në një postim në rrjetet sociale, u është drejtuar qytetarëve të kësaj komune që jetojnë jashtë vendit,...
    Lajme16 Gusht 2025
    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), përmes zyrës regjionale në Ferizaj dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndërmarrë masa të...
    Lajme16 Gusht 2025
    Në një shkrim të gjatë, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka kritikuar vendimin për marrjen me qira të zyrave me logon e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.