×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Kompanitë e sigurimeve iu mundësojnë 450 mijë policë-mbajtësve përdorimin e klauzolës së ndërmjetësimit

    FrontOnline
    09 Dhjetor 2022

    Klauzola e ndërmjetësimit e cila ka hyrë në funksion të përdorimit në mes të gushtit të këtij viti nga më shumë se 450 mijë policë-mbajtës në vendin tonë ka filluar të japë efektet e saj pozitive. Kompanitë e sigurimeve, dhe Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS), të premten në një tryezë, kanë promovuar përfshirjen e klauzolave të ndërmjetësimit në kontratë të sigurimit.

    Ndërmjetësimi si formë e re e promovuar do të ulë edhe numrin e madh të lëndëve të pazgjidhura të lëndëve civile, u tha nga pjesëmarrësit.

    Aty u tha se rastet e pazgjidhura në gjykata, janë paraqitur si shqetësim edhe në raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2019 një ndër rekomandimet kryesore të Komisionit Evropian në fushën e sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut është rritja e përpjekjeve nga institucionet e vendit për të zvogëluar numrin e rasteve të pazgjidhura në gjykata, edhe përmes përdorimit të metodave alternative për zgjidhjen e kontesteve.

    Sipas drejtorit të BKS-së, Sami Mazrekut, një ndër metodat më efikase të zgjidhjes alternative te kontesteve e cila mund të përdoret është ndërmjetësimi.

    “Qëllimi i këtij udhëzuesi është të ofrojë orientim të përgjithshëm për gjykatat e Republikës së Kosovës lidhur me risitë që ka sjellë Ligji për Ndërmjetësim, në mënyrë që ato të ndihmohen në identifikimin më të lehtë të lëndëve të përshtatshme për t’u referuar në procedurën e ndërmjetësimit. Ky udhëzues shërben si orientim për gjyqtarët dhe stafin tjetër të gjykatave për identifikimin më të lehtë të kontesteve të përshtatshme për t’u zgjidhur në procedurë të ndërmjetësimit, si dhe lëndët e tjera për të cilat parashihet ndërmjetësimi i detyrueshëm”, tha Mazreku.

    Më tutje, drejtori Mazreku ka bërë të ditur se nga ardhja e tij në këtë pozitë kanë arritur t’i mbyllin më shumë se 13 mijë lëndë, por sipas tij tash e tutje duke përdorur ndërmjetësimin synohet të ulet në minimum numri i rasteve të pazgjidhura deri më tash.

    Chris Thompson, drejtor i programit “Drejtësia Komerciale”, e vlerësoi lartë rolin e BKS-së për ndërmjetësim.

    “Kemi bërë inspektimin e promovimin e ndërgjegjësimit se çfarë përfitime sjellë ndërmjetësimi. Ndërmjetësimi mund të ndihmojë kohën e stërzgjatur në procedurat gjyqësore dhe e zvogëlon rrezikun në mënyrë të shpejtë. Jam i lumtur edhe në kohën të shpejtë është themeluar Oda e Ndërmjetësimit. Ditën e sotme po e shoh si një fillim të fazës së re pra tani kemi klauzolën në kontratë dhe tani fillon përdorimi i ndërmjetësimit të dëmeve të shkaktuara dhe unë mendoj se kjo është një mundësi për industrinë por edhe për vendin”, tha ai.

    E kryetarja e Odës së Ndërmjetësuesve, Ganimete Xhelili, tha se si odë e kanë në interes uljen e numrit të lëndëve nëpër gjykata.

    Me rreth 95 anëtarë sa ka kjo odë, Xhelili tha se është në dijeni për mosrespektimin e kontratave që lidhin palët.

    “Duke qenë pjesë e sigurimeve për më shumë se tetë vite i di edhe rreziqet e mosrespektimit të kontratave dhe e di rëndësinë që mund ta ketë ndërmjetësimi në këtë proces. Do të jetë një favor të ndërmjetësuesve. Oda është themeluar në 2019 po tentojmë ta promovojmë ndërmjetësimin dhe interesin e anëtarëve. Kemi rreth 95 anëtarë dhe jeni në konsolidim të Odës që merret me ndërmjetësimin”, tha ajo.

    Po ashtu, edhe Yll Koshi nga kompania e sigurimeve “Scardian”, tha se është në interes të kompanive te sigurimeve ndërmjetësimi.

    “Në praktikë kompanitë e sigurimeve e kanë interesin e ndërmjetësuesve, për shkak se e dinë se çka vuajnë nga shpenzimet e Gjykatave dhe nga lëndët e tyre të stërzgjatura”, tha ai.

    Njëjtë sikurse Koshi kanë menduar edhe Arber Ponari nga kompania “Sigal” si dhe Ilir Gaxha nga kompania e sigurimeve “Sigma”.

    Përfaqësuesit e kompanive të sigurimit kanë thënë se kjo forme zgjidhjes së shpejt të lëndëve duhet të promovohet sa më shumë.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Janar 2025
    Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh ka njoftuar se gjatë kësaj kohe kanë ndodhur 20 aksidente me të lënduar, dhe...
    Lajme14 Janar 2025
    Të hënën në Prishtinë janë arrestuar katër persona që dyshohet të jenë përfshirë në një përleshje me thika. “Është raportuar se pas...
    Lajme14 Janar 2025
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, të martën ka filluar dëshminë dëshmitari i 112-të i Zyrës së Prokurorit të...
    Të tjera
    Vip14 Janar 2025
    Sara dhe Xheneta janë përplasur ashpër me njëra-tjetrën duke mos u kursyer nga ofendimet. Sara është nervozuar me sjelljet e Xhenetës karshi...
    Bota/Rajoni14 Janar 2025
    Prej 24 orësh, 2 mijë banorë të 12 fshatrave të njësisë administrative Proptisht në Bashkinë e Pogradecit në Shqipëri, janë pa energji...
    Lajme14 Janar 2025
    Analisti politik, Dritëro Arifi, për FrontOnline, thotë se i sheh me plotë urrejtje dhe fyerje fjalimet e kryeministrit Albin Kurti në fushatën...
    Bota/Rajoni14 Janar 2025
    Presidenti në largim Joe Biden u përpoq të hënën të përmirësonte pasqyrën e arritjeve lidhur me politikën e jashtme dhe tha se...
    Lajme14 Janar 2025
    Analisti politik, Arton Muhaxhiri, për FrontOnline, thotë se fjalimi i kryeministrit Albin Kurti, është strategji e pritur, sepse nuk po ka mundësi...
    Lajme14 Janar 2025
    Të mërkurën në Bruksel do të mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për të pagjeturit. Kryetari i komisionit Qeveritar për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.