×
  • Lajme
  • Lajme

    Kompania “Pastrimi” merr grantin 24.1 milionë euro nga Banka Gjermane për Zhvillim

    FrontOnline
    19 Dhjetor 2024

    Kryeshefi ekzekutiv i kompanisë “Pastrimi” ka bërë të ditur se kanë përfituar grant në vlerë 24.1 milionë euro nga Banka Gjermane për Zhvillim, dhe se Qeveria e Kosovës ka miratuar tashmë vendimin që të jetë garantuese

    Në një postim në Facebook, Reçica thotë se bëhet fjalë për një projekt “Zhvillimi Urban i Përgjithshëm për Klimën II”.

    “Përmbyllet viti me një lajm të shkëlqyer për KRM Pastrimi dhe të ardhmen e ndërmarrjes! Pas disa muajsh komunikimi të ngushtë me Bankën Gjermane për Zhvillim (KfW), sot Qeveria e Kosovës ka miratuar Vendimin që të jetë garantuese e grantit në vlerën prej 24.1 milion euro për projektin “Zhvillimi Urban i Përshtatshëm për Klimën II””, ka shkruar Reçica në Facebook.

    Sipas tij, me këtë projekt pritet të përmirësohet infrastruktura e menaxhimit të mbeturinave dhe reciklimit të tyre, duke kontribuar kështu siç thotë ai për një zhvillim më të qëndrueshëm dhe të gjelbër në komunat, Prishtinë, Podujevë, Fushë Kosovë, Drenas, Lipjan si dhe Obiliq.

    Kryeshefi ekzekutiv i kësaj kompania thotë se ka punuar fort që të fitohet ky grant nga “Pastrimit” si dhe një gjë e tillë është hap me rëndësi për modernizimin e zhvillimeve dhe rritjen e kapacitetit të “Pastrimit”.

    Ai gjithashtu ka njoftuar se projekti përfshin blerjen e 100 kamionëve të rinj, 10 mijë kontejnerëve si dhe investime të mëdha në infrastrukturë dhe procesin e reciklimit.

    “Ky projekt do të përmirësojë infrastrukturën e menaxhimit të mbeturinave dhe riciklimit, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm dhe të gjelbër për rreth 500,000 qytetarë nga komunat e Prishtinës, Podujevës, Fushë Kosovës, Drenasit, Lipjanit dhe Obiliqit.

    “Si Kryeshef, kam punuar shumë dhe kam angazhuar të gjithë menaxhmentin dhe ekipin që të fitohet ky grant, dhe ky është një hap i rëndësishëm për modernizimin e shërbimeve dhe forcimin e kapaciteteve të KRM Pastrimi! Ky projekt është një investim i madh në të ardhmen e qytetit tonë dhe mjedisit në përgjithësi. Ky projekt si fazë e parë përfshinë:

    – Blerjen e 100 kamionëve të rinj
    – Blerjen e 10,000 kontejnerëve
    – Si dhe investimet e mëdha kapitale në infrastrukturë dhe në procesin e reciklimit
    Falënderim i veçantë për punën dhe angazhimin edhe të kolegëve nga Bordi i Drejtorëve, menaxhmenti dhe të gjithë punëtorët për këtë sukses të përbashkët”; ka shkruar Reçica në Facebook.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Dhjetor 2024
    Të premten e 20 dhjetorit Kuvendi i Kosovës dhe Kuvendi i Shqipërisë do të mbajnë mbledhje të përbashkët. Kjo mbledhje nis nga...
    Lajme19 Dhjetor 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier....
    Lajme19 Dhjetor 2024
    Kjo gjë doli të jetë e pamundur për shkak se shteti serb e refuzoi këtë. Në lidhje me këtë refuzim të hyrjes...
    Të tjera
    Lajme19 Dhjetor 2024
    Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e ShBA-ve, Jeffrey Hovenier. Përmes një postimi në llogarinë...
    Lajme19 Dhjetor 2024
    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka bërë të ditur se ka ndaluar hyrjen e mandarinave me origjinë nga Serbia për shkak...
    Lajme19 Dhjetor 2024
    Aleanca Kosovare e Bizneseve ka bërë një studim të Trendit të ndërmarrësisë për vitin 2024 të hapjes dhe mbylljes së bizneseve në...
    Lajme19 Dhjetor 2024
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka përfunduar regjistrimin e popullsisë për vitin 2024, duke ofruar të dhëna të rëndësishme për numrin...
    Lajme19 Dhjetor 2024
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e regjistrimit të popullsisë, sipas së cilave në Kosovë janë rreth 31 mijë...
    Lajme19 Dhjetor 2024
    Agjencia e Statistikave të Kosovës, gjatë ditës së sotme i ka prezantuar rezultatet e para përfundimtare të regjistrimit të popullsisë. Ndër tjerash ASK-ja ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.