×
  • Ekonomi
  • Artikull i Sponsoruar

    Kompania kosovare prodhon softuer për menaxhim të burimeve njerëzore

    FrontOnline
    30 Mars 2021

    Pavarësisht numrit të punëtorëve që posedojnë, çdo organizatë ka nevojë për një sistem të burimeve njerëzore, për menaxhimin sa më efikas të tyre.

    Organizata juaj që po zhvillohet dita – ditës duhet t’i menaxhojë me sukses të dhënat që lidhen me punëtorët tuaj. E për menaxhimin sa më të mirë është e domosdoshme përdorimi i një softueri profesional. Një softuer i tillë është HR System, i krijuar nga PBC sh.p.k. 

    Por, çka përfitojnë bizneset me përdorimin e këtij sofueri? Finances Online ka radhitur benefitet kryesore:

     

    1. Monitorimi i punëtorëve 

    Ndër sfidat më kryesore të organizatave është mbajtje e punëtorëve aktual si dhe rekrutimi i punëtorëve të rinj. 

    Një sistem për menaxhimin e burimeve njerëzore do tu ndihmonte në hartimin e planit të zhvillimit të karrierës së punëtorëve tuaj. Përmes këtij sistemi ju mund të: krijoni bazën e të dhënave të punëtorëve, menaxhimin e vlerësimit të performancës së tyre, si dhe përzgjedhjen e kandidatëve më të mirë.

     

    1. Monitorimin e pushimeve vjetore dhe atyre mjekësore

     

    Kur punëtorët tuaj papritmas kërkojnë pushime mjekësore apo edhe pushim vjetor, ju sigurisht që nuk do të dëshironit që shkëmbenit emaila që do t’ju konsumonin kohën tuaj.

     

    Një zgjidhje ideale për menaxhimin e këtyre pushimeve do të ishte përdorimi i HR System. Kjo platformë mundëson: krijimin e kalendarit për pushime dhe trajnime të punëtorëve; menaxhimin e pagave si dhe një kalendar tjetër i cili mund të përmbledhë pushimet e ardhshme të stafit.

     

    1. Menaxhimi i sigurt i të dhënave

     

    Zakonisht të dhënat e punëtorëve ruhen në dollapët e zyrës tuaj. Por, sa e sigurt është që të dhënat të lihen aty? Kjo është shumë pak e sigurt.

    Megjithatë, ekziston një mënyrë ideale për ruajtjen e këtyre të dhënave dhe mbrojtjen nga personat e paautorizuar. Kjo mënyrë është përdorimi i HR System. Përmes këtij sistemi, ju jeni të informuar se kush dhe çfarë informacione ka parë nga këto të dhëna. 

     

    1. Kursimi i kohës dhe rritja e produktivitetit

     

    Një nga obligimet që i marrin më shumë kohë menaxherit të burimeve njerëzore është ajo e administratorit. Disa nga këto detyra janë: njoftimi për festat zyrtare, llogaritja e shtesave të pushimeve, regjistrimi i pushimeve, mbledhja e të dhënave të punëtorëve, monitorimi i trajnimit të tyre e shumë detyra të ngjashme që marrin kohë dhe shpenzojnë energji.

    Me përdorimin e HR System ju mund të: njoftoni punonjësit tuaj me email, t’ua rikujtoni atyre eventet përmes njoftimeve të automatizuara, si dhe krijimi i listës përmes së cilës monitorohet përmbushja e detyrave.

     

    Njëri ndër sistemet më funksionale të menaxhimit të burimeve njerëzore është HR System, i cili mundëson mbledhjen, përpunimin, raportimin e të dhënave dhe përdorimin e këtyre të dhënave për të rritur efikasitetin e burimeve njerëzore në organizatë. Motoja e këtij sistemi është: njerëzit janë aseti juaj më i rëndësishëm.

     

    Nga Rubrika
    Artikull i Sponsoruar11 Janar 2025
    Prishtina Ticket ofron fluturime direkte tri herë në javë nga Nürnberg drejt Prishtinës, të hënën,të mërkurën dhe të shtunën, duke siguruar fleksibilitet...
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Artikull i Sponsoruar28 Dhjetor 2024
    Fluturime direkte nga Stuttgart drejt Prishtinës me çmime të lira për festat e fundvitit! Kompania më e madhe kosovare, Prishtina Ticket, ju...
    Të tjera
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Një aksident automobilistik në verilindje të Gjermanisë ka shkaktuar dy viktima dhe ka lënë katër persona të lënduar rëndë, sipas njoftimeve nga...
    Vip11 Janar 2025
    Gjatë qëndrimit të tij në ‘Big Brother VIP Kosova’ Gjesti kishte rrëfyer për vështirësitë në jetën e tij. Nga varfëria e deri...
    Lajme11 Janar 2025
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intensitetit të ndryshueshëm, herë-herë të dendura. Reshjet më...
    Vip11 Janar 2025
    Drenusha ka befasuar me një teori gjatë bisedës që e ka pasur me Vullnetin. Ajo i tha Vullnetit se po të qëndronte...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Daut Haradinaj ka njoftuar se sonte ka qëndruar në Drenicë, ku...
    Vip11 Janar 2025
    Sot në fillim të spektaklit të Big Brother VIP Albania, u shfaq një videoklip që përmbledhte momentet më interesante dhe provokuese të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.