×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kompania kineze e kërkon miratimin për vaksinën e saj kundër Coronavirusit

    FrontOnline
    25 Nëntor 2020

    Një kompani kineze e ilaçeve të mërkurën njoftoi se ka kërkuar miratim nga autoritetet për ta hedhur në treg vaksinën e saj kundër koronavirusit, njoftuan mediet shtetërore.

    Nënmenaxherja e përgjithshme e kompanisë “Sinopharm”, Shi Shengyi, tha se kompania ka mbledhur të dhëna nga shtetet kryesore që i kanë kryer testimet e vaksinës së saj dhe rezultatet pritet të jenë të favorshme.

    Më herët, kjo kompani tha se i ka dorëzuar të dhënat e testimit klinik të fazës së tretë të vaksinës së saj te Administrata Shtetërore Kineze e Ushqimit dhe Ilaçeve dhe është në proces të ofrimit të të dhënave më të hollësishme.

    Pritet që kompania kineze t’i publikojë të dhënat nga faza e tretë e testimit të vaksinës pasi ta marrë miratimin nga qeveria, shkruan Anadolu.

    “Të dhënat tona vlerësohen nga departamente përkatëse duke i ndjekur protokollet në mënyrë edhe më të rreptë sesa në disa vende perëndimore dhe ne jemi në komunikim të ngushtë me OBSh-në”, tha përfaqësuesja e kompanisë “Sinopharm”.

    Muajin e kaluar, Kina pretendoi se vaksinat eksperimentale të saj kundër sëmundjes COVID-19 nuk kanë shfaqur efekte anësore.

    Sipas zyrtarëve kinez, ky shtet ka 13 vaksina të mundshme që kanë hyrë në fazën e testimit në njerëz, përfshirë katra që tashmë janë në fazën e tretë, që është edhe faza përfundimtare e testimit.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, ka njoftuar sot se zgjedhjet presidenciale në Kroaci do të zhvillohen më 29 dhjetor. Ai theksoi se qeveria...
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump do të marrë detyrën në janar të vitit 2025 dhe në mandatin e tij të ri ai...
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Zijadin Sela, e vlerësoi si skandaloze paraqitjen e dy kryeministrave pas mbledhjes së...
    Të tjera
    Lajme19 Nëntor 2024
    Ariana Musliu-Shoshi, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), ka folur rreth komisionit hetimor për proceset e mbarvajtjes së punës në Ministrinë e...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli e ka vizituar KRU “Gjakova”, ku ka theksuar se po shqyrtojnë mundësitë për prodhimin e energjisë përmes...
    Vip19 Nëntor 2024
    Arioni është brengosur për mënyrën se si po e sheh publiku. Këtë çështje e ka diskutuar me Sarën dhe Gresën. “Unë muj...
    Vip19 Nëntor 2024
    Kevini, Gresa dhe Sara kanë diskutuar rreth Dianës dhe vendimit të saj për të qëndruar në shtëpinë e “Big Brother Vip Kosova...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Djali i Haxhi Shalës, Flakroni ka vizituar babain e tij sot në Hagë. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook,...
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump do të marrë detyrën në janar të vitit 2025 dhe në mandatin e tij të ri ai...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.