Shefi ekzekutiv i Premier Ligës Richard Masters ka thënë sot për media se rregulla e vetëm tre zëvendësimeve për ndeshje nuk pritet të ndryshojë, edhe pse Jurgen Klopp dhe Pep Guardiola janë ankuar rreth asaj rregulle duke bërë presion për ta ndryshuar atë në pesë zëvendësime, përcjell KosovaPress.
“Ne kemi pasur dy votime rreth rregullës për tre zëvendësime. Që të dyja ishin pro kësaj rregulle,” tha Masters.
“Kjo situatë ka krijuar shumë paqartësi dhe reagime jo të mira së bashku me disa ndryshime të orareve të ndeshjeve, të cilat nuk janë pritur mirë nga disa trajnerë”.
“Ky është një problem i vërtetë dhe nuk e shoh se do të mund të ndryshojë në ndonjë të ardhme të afërt,” shtoi ai.