Kreu i NISMA-së, Fatmir Limaj ka folur rreth tenderit 5 milionësh që qeveria Hoti ia dha ministrit, Blerim Kuci.
Limajt nuk ka zgjedhur të i komentoj shumë, pasi thotë se nuk ka informacion për këtë temë.
Por, nëse ka një shkelje sipas Limajt duhet të merren masat.
“Nuk e kam ditë këtë që po e thoni, skam informacione për këtë temë,. Unë po e besoj atë që po e thoni pasi ju i ndjekni në vazhdimësi këto tema. Besoj që pyetje duhet të ju referohen ministrit, dhe kryeministrit. Nëse vec e ka shkel ligjin duhet mirren masa, nuk kom cka e komentoj”, ka thënë Limaj, në RTV Dukagjini.
Portali Front Online ka raportuar sot i pari për këtë tender./FrontOnline/
https://frontonline.net/ministri-kuci-merr-kontraten-5-milione-euro-nga-shteti-i-kosoves-dokumente/