×
  • Auto
  • Auto

    Kompania e makinave Aehra punëson ish-dizanjuesin e Lamborghini për të krijuar sedanin e saj elektrik

    FrontOnline
    03 Qershor 2023

    Aehra është një startup italian që synon tregun e veturave luksoze, por nuk është firma e parë e këtij lloji, dhe sigurisht jo edhe e fundit që e synon këtë.

    Ajo që e ndan këtë kompani nga shumë të tjera, janë njerëzit e përfshirë. Merrni për shembull një nga themeluesit Filippo Perini.

    Ai është përgjegjës për pothuajse çdo Lamborghini modern – Aventador, Gallardo, Reventón, Veneno, Huracán, Murcielago, Sesto Elemento, Urus dhe Centenario.

    Shefi i inxhinierisë së Aehra është Franco Cimatti, ish-drejtor teknik i seksionit të koncepteve të veturave në Ferrari dhe ish-kryeinxhinier i lartë i Lotus, njofton Arena EV.

    Drejtori ekzekutiv i Aehra, Hazim Nada, ka një plan të qartë – të projektojë makina elektrike nga e para, pa asnjë ndikim nga veturat me motor me djegie të brendshme, duke përfituar plotësisht nga përfitimet që sjellin motorët elektrikë.

    Ne veçse mund ta shohim atë qëndrim të lidershipit në Aehra SUV, por kompania nuk po ndalet me kaq.

    Aehra ka kohë që flet për një veturë të dytë. Sedani pa emër do të bazohet në të njëjtën shasi si SUV-ja, e gjithashtu do të ketë të njëjtën paketë baterie me kapacitet prej 120kWh dhe të njëjtin sistem elektrik.

    Kompania së fundmi ka njoftuar se ka siguruar një kontratë me furnizuesin e saj të baterive, diçka që këto ditë cilësohet se është e barabartë me të paktën gjysmën e suksesit të një prodhuesi të veturave./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Auto15 Nëntor 2024
    Nga viti 2024, automjetet e reja plotësojnë kërkesat për një targë historike të automjetit. Qoftë Volkswagen Polo III, BMW E36 Compact apo...
    Auto15 Nëntor 2024
    Prodhuesi amerikan i veturave elektrike, Tesla ka tërhequr nga tregu 2431 kopje të modelit Cybertruck për shkak të një defekti. Kështu ka...
    Auto14 Nëntor 2024
    Porsche ka njoftuar se do të prodhojë 2,500 shembuj 911 Dakar, më ndryshe se të tjerët, e që me gjasë do të...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Vetëm katër ditë pasi e kishte regjistruar biznesin Blerim Pacolli, vëllai i deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli përfitoi grant në vlerë prej...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Gazetari nga Rahoveci, Shaip Shala, ka bërë një postimin në rrjetin e tij social “Facebook”, duke treguar me foto se pensionistët janë...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Prokuroria Speciale ka njoftuar se pas zhvillimit të hetimeve disamujore në bashkëpunim me Policinë e Kosovës sot ka arrestuar një person M.D...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ish-kryediplomati kosovar, Enver Hoxhaj ka uruar eurodeputetin nga Estonia, Riho Terras për zgjedhjen e tij si raportues për Kosovën në raportues për...
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    Një mjek nigerian me pasion për artin, ka thyer rekordin botëror Guinness duke krijuar një vizatim gjigant prej 1,003.9 metra katrorë, që...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar për çështjen e doracakëve të MASHT-it për edukimin seksual.Ai ka shkruar se vendosja...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.