Java e 33-të në Superligën e Kosovës do të nis sot me tri ndeshje jashtëzakonisht interesante.
Kryendeshja e sotme dhe e javës së 33-të do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan, aty ku takohen dy rivalët, Gjilani dhe Drita, shkruan FrontOnline.
Derisa Drita lufton për titull, Gjilani është “blinduar” në pozitën e katërt, megjithatë në fushën e gjelbër pritet rivalitet i madh.
Kompania e basteve, “SmartBets” ka publikuar kuotat për këtë ndeshje, derisa favorit është cilësuar Drita.
Saktësisht, Drita e ka kuotën 1.78 për të fituar, Gjilani 4.45, kurse barazimi vlerësohet me 3.40.
Java e 33-të në Superligë nis me tri ndeshje interesante, vëmendja te “Derbi i Anamoravës”
Në anën tjetër, ndeshje interesante do të zhvillohet edhe në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas mes Feronikelit dhe Trepçës ’89.
Të dyja skuadrat e duan fitoren sot pasi janë në luftë të ngushtë për mbijetesë.
“SmartBets” i ka vendosur kuotë 1.72 Feronikelit për këtë fitore, kurse 89-shit 4.70, ndërsa për barazim 3.42.
Dhe për fund, Prishtina synon të fitojë në Brestovik ndaj Besës së Pejës për ta vazhduar luftën për titull, derisa Besa tashmë e ka siguruar “dëbimin” në Ligën e Parë.
Fitorja e Prishtinvs vlerësohet me 1.17, barazimi me 6.75, kurse fitorja e Besvs me 13.50.
Ndryshe, të trija ndeshjet e sotme nisin nga ora 15:00./FrontOnline/