×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Kompania ”DARING” ankohet në OSHP për tenderin e Policisë

    FrontOnline
    06 Shkurt 2020

    Përfaqësues të kompanisë ”DARING” janë ankuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), pasi që sipas tyre Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ua ka bërë pa drejtë në tenderin
    “Ndërtimi i rrethojës me mure betoni në bazën e logjistikes”.
    Në seancën të cilën e ka monitoruar “Front Online

    Lulzim Zaraj nga kompania “Daring” në seancën e Organit Shqyrtues të Prokurimit ka kundërshtuar raportit e ekspertit shqyrtues të OSHP-së i cili ka rekomanduar që ankesa e Operatorit Ekonomik në fjalë të cilësohet si e pabazuar, deri sa ka rekomanduar që Autoriteti Kontraktues, Policia e Kosovës të vazhdoj më procedura të më tutjeshme të Prokurimit, raporton “Front Online”.

    “Ne nuk pajtohemi me mendimin e ekspertit për shkak se duke pas parasysh është edhe neni 72 Autoriteti Kontraktues është dashur të kërkoj sqarime nga ne, një gjë të tillë e ka bërë për kompaninë konkurrentë. Në këtë rast Policia e Kosovës po përdor standarde të dyfishta. Pika jonë që jemi eliminuar janë CV-ja e cila mund te plotësohet me informata shtese për gjeodedin i cili i plotëson kriteret e kërkesës, tek Autoriteti Kontraktues e kemi dërguar shkresën e CV-se ne momentin qe kemi parashtruar ankesën” ka thënë ai në seancën e OSHP-së, raporton “Front Online”.
    Gjatë seancës kryetari i Panelit e pyeti përfaqësuesin e OE-së se inxhinieri i tyre a e ka përvojën sipas kërkesës, deri sa përfaqësuesi i OE ankues tha se përmes postës elektronike do tu dërgoj të dhëna se personi në fjalë plotëson të gjitha kriteret e dosjes se tenderit.

    Në anën tjetër Enver Hyseni nga Policia e Kosovës tha se Autoriteti qëndron mbrapa vendimit. Ai po ashtu tha se janë pajtuar me mendimin e Eksperti Shqyrtues. “OE ankues në CV-ne e dorëzuar për inxhinierin në fjalë thuhet se ka punuar pas diplomimit master ka punuar prej 01.03.2017 sipas nenit 39 nuk mund te kërkohet informata sqaruese” ka thënë ai, raporton “Front Online”.

    Gjatë seancës edhe eksperti shqyrtues Hysni Muhadri ka thënë se inxhinieri i kompanisë në fjalë nuk i ka tre vite përvojë punë ashtu siç kërkohet në dosje të tenderit.

    Në fjalën përfundimtare përfaqësuesi i OE-së tha se kërkojnë nga Paneli Shqyrtues që të aprovoj ankesën e kompanisë së tyre si të bazuar dhe lënda te kthehet ne rivlerësim.

    Në fjalën përfundimtare përfaqësuesi i AK-së kërkojë nga Paneli Shqyrtues të hedhe ankesën e OE ankuese si te pa bazuar dhe te mbetet ne fuqi vendimi i Autoritetit Kontraktues.

    Vendimi i Panelit Shqyrtues për këtë aktivitet Prokurimit do të merret në ditët në vijim, deri sa portali “Front Online” do t’u mbaj të informuar në vazhdimësi për rrjedhën e këtij procesi të prokurimit.

    / Front Online /

    Nga Rubrika
    Hulumtime14 Korrik 2025
    As më pak e as më shumë se 153 kontrata publike në një vlerë që tejkalon 75 milionë euro, ka përfituar gjatë...
    Lajme23 Maj 2025
    Komuna e Rahovecit e cila drejtohet nga Smajl Latifi përmes një vendimi ka anuluar tenderin për furnizim me ushqim për pacientet e...
    Lajme21 Maj 2025
    Komuna e Rahovecit e cila drejtohet nga Smajl Latifi, pasi ka zgjedhur Operatorin Ekonomik për furnizim me pije dhe ushqim për pacientet...
    Të tjera
    Lajme25 Korrik 2025
    Inspektorati Policor i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor, i cili ishte i angazhuar në pikëkalimin kufitar në...
    Lajme25 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se qytetari Agim Pllashniku është liruar pas intervistimit në stacionin policor, në lidhje me protestën...
    Lajme25 Korrik 2025
    Astrit Ibrahimi, fotografi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar një fotografi të veçantë të realizuar më herët për ish-shefin e...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputetja e LDK, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar ashpër ndaj asaj që ajo e quan sabotim të qëllimshëm të procedurave parlamentare nga...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Pas urdhrit të evakuimit të banorëve nga 3 fshatra të Delvinës për shkak të rrezikut nga zjarri, në vendngjarje ka mbërritur edhe...
    Lajme25 Korrik 2025
    Në gjykimin ndaj Dejan Pantiq, Milun Milenkoviq – Llune, Alesander Vllajiq dhe Momir Vakiq, të akuzuar për sulmin terrorist ndaj zyrave të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.