Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, i drejtuar nga Duda Balje, shqyrtoi Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025, në fushëveprimin e tij.
Komisioni diskutoi lidhur me buxhetin e paraparë për fushat që bien në përgjegjësinë mbikëqyrëse të tij, dhe vendosi të mos procedojë ndonjë amendament ose rekomandim.
Në këtë mbledhje komisioni shqyrtoi gjithashtu një peticion dhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e tij.