Komisioni për Sëmundje Ngjitëse do ta shqyrtojë mundësinë e vendosjes së orës policore.
Sipas burimeve, vendosja e orës policore varet edhe nga ajo nëse numri i rasteve do të rritet dhe si do të jetë kapaciteti i Qendrave të reja Covid në klinikat interes.
Mikrobiologu Nikolla Panovski për Kanal 5 sqaron se është e nevojshme ora policore për shkak se duhet të ulet numri i rasteve me coronavirus.
“Duhet të ketë orë policore, të paktën dy javë. Kemi lëvizje të popullatës së re. Është dashur të kemi më herët. Unë që nga muaji gusht thash se duhet të kemi orë të shkurtër policore në fillim të vjeshtës”, tha Panovski.