Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë e Federatës së Futbollit të Kosovës e ka zbutur dënimin e futbollistit, Leorant Marmellaku, nga tetë ndeshje moslojë në gjashtë.
Marmellaku nga shkalla e parë u dënua me tetë ndeshje moslojë, pasi ka pasur një ndërhyrje të rrezikshme në futbollistin e Flamurtarit, Lorik Maxhuni.
Ky i fundit ka pësuar një frakturë të rëndë, ku edhe i është dashur operimi. Tani, Komisioni për Ankesa e shkallës së dytë i ka zbutur dënimin sulmuesit te Dukagjinit.
V E N D I M I:
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 04.06.2021 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoj se vendimi i Komisionit Disiplinor –shkalla e parë, ndryshohet pjesërisht duke zbritur dënimin prej tetë ndeshje mos loje në gjashtë ndeshje mos loje zyrtare sipas radhës të organizuara nga FFK për futbollistin e lartë cekur.
Dueli ndërmjet Dukagjinit dhe Flamurtarit ishte mbyllur 2:1 në të mirë të klinasve, ndërsa lëndimi i Maxhunit ka ardhur në fundin e ndeshjes.