×
  • Lajme
  • Lajme

    Komisioni Evropian propozon kufizime të reja në udhëtime që të frenohet përhapja e koronavirusit

    FrontOnline
    25 Janar 2021

    Komisioni Evropian propozoi një paketë të re masash për kufizimin e udhëtimeve, me qëllim frenimin e përhapjes së një lloji të ri të koronavirusit.Propozimi përmban koordinim shtesë në dy fusha, ku shtetet anëtare janë pajtuar tashmë që të punojnë së bashku. Këtu bëjnë pjesë përditësimi i kodit të ngjyrave për vendet me rrezik, si dhe masa më të rrepta për udhëtarët që vijnë nga vende me rrezik më të lartë.Me ngjyrën e re “e kuqe e errët” do të shënohen zonat që janë më së shumti të prekura nga koronavirusi.

    “Kjo [ngjyrë] pasyqron një nivel të lartë infeksionesh, që pjesërisht lidhen me një variant të ri të koronavirusit”, tha për gazetarët Didier Reynders, komisionar i BE-së për Drejtësinë.Gjithashtu, me masat e reja të Komisionit Evropian “shkurajohen fuqishëm të gjitha udhëtimet e parëndësishme”, ndërsa për udhëtimet e rëndësishme duhet të zbatohen masa shtesë.
    “Testimi do të jetë i detyrueshëm për të gjithë udhëtarët që hyjnë në BE, përfshirë edhe ata që janë në të ashtuquajturat udhëtime të rëndësishme. Testi PCR për hyrje në BE nuk duhet të jetë më i vjetër se 72 orë”, tha komisionarja për Punë të Brendshme, Ylva Johanson.

    Ajo tha se rregullat shtesë, përfshirë vetizolimin, karantinën dhe monitorimin e kontakteve deri në 14 ditë, duhet të zbatohen për udhëtarët që vijnë nga vendet e treta, ku qarkullimi i llojit të ri të virusit është i dukshëm.Zona e kuqe e errët, ku regjistrohen infeksione nga lloji i ri i koronavirusit, do të azhurnohet çdo javë në hartën epidemiologjike të BE-së nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.Komisioni Evropian po ashtu propozon që të shmanget udhëtimi në këto zona, por thotë se nëse udhëtimet janë të domosdoshme, do të kërkohet testi para nisjes në zonën e kuqe të errët dhe karantina pas kthimit – me përjashtim të njerëzve që punojnë në ato zona.Një variant i ri i koronavirusit që është shfaqur në disa vende të BE-së, është detektuar për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar.Ky variant është thënë se përhapet më shpejt./rel/

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, po qëndron për vizitë në Gjermani. Haradinaj...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, në një konferencë për media, ka kërkuar shkarkimin e deputetes Fitore Pacolli...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka pasur një takim me kryetarin dhe kryesinë e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Vetëm gjatë muajit gusht të këtij viti rreth 140 qifte vendosën t’i ndajnë rrugët e tyre. Sipas të dhënave të Agjencisë së...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Njohësi i Çështjeve të Sigurisë, Bedri Elezi për Front Online, thotë se nuk ka besuar në premtimin e kryeministrit Albin Kurti për...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Nesër, Qeveria e Kosovës do të jetë nikoqire e një takimi të përbashkët me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Sipas kryetarit të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, për FrontOnline, ka folur për premtimin e kryeministrit Albin Kurti, për shërbimin ushtarak të detyrueshëm. Për të...
    Kronika17 Nëntor 2024
    Ka vdekur sot në spital gruaja që pësoi lëndime në aksidentin mes trenit të udhëtarëve dhe një veture të ndodhur më 2...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Sot shënohet dita e themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. E deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti bashkë me Nait Hasanin dhe Bislim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.