Rreth një vit e gjysmë pas suspendimit, kardiologu Gani Bajraktari është rikthyer në punë me vendim të Komisionit Disiplinor.
Komisioni Disiplinor i udhëhequr nga Dr. Florim Zejnullahu me anëtarët Dr. Nazmi Kolgeci, Jehona Vasolli dhe Havushe Rexhepi, kanë marr vendim për rikthimin e Bajraktarit në pozitën e tij si kardiolog në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK.
Gazeta ka siguruar vendimin e Komisionit ku si arsyetim për rikthimin e Bajraktarit në punë është marr konflikti i vazhdueshëm që kardiologu ka pasur me ish-drejtorin e Përgjithshëm të SHSKUK-së Basri Sejdiu, si dhe konfliktin e interesit që kishte me ish-kryetarin e Komisionit Disiplinor Alban Janova.
Ndërkaq Komisioni për rastin e pacientit, për të cilin Bajraktari ishte nxjerr fajtor, ka konstatuar se nuk ka pasur neglizhencë në trajtimin e tij.
“Në ngjarjen e datës 05.03.2019, lidhur me pacientin F.A., komisioni konstaton se Dr. Gani Bajraktari nuk ka qenë neglizhent në trajtimin e pacientit ngase ishte bërë kërkesa për ta ftuar kardiologun invaziv, ku pas pak minutave vie kardiologu invaziv dhe i ofrohet ndihma mjekësore pacientit, ku gjendja e pacientit përmirësohet dukshëm”, thuhet në vendim, shkruan Gazeta Shneta
Vendimin e plotë të Komisionit e gjeni më poshtë.