×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Komisionerja e BE-së i kërkon kryeministrit të Serbisë bashkëpunim për reforma

    FrontOnline
    29 Prill 2025

    “Bashkëpunoni me ne për reformat, në mënyrë që anëtarësimi juaj në Bashkimin Evropian të bëhet i mundur”, u shpreh në Beograd komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, pas takimit me kryeministrin e Serbisë, Gjuro Macut, më 29 prill.

    Kos theksoi reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit, lirinë e medias dhe përmirësimin e procesit zgjedhor si probleme në të cilat Serbia duhet të punojë.

    “Bashkëpunoni me ne për krijimin e një gjyqësori të pavarur që mund të luftojë në mënyrë efektive korrupsionin, për zbatimin e ligjit dhe krijimin e institucioneve që do të mundësojnë media të lira, ku të gjitha mendimet të përfaqësohen”, theksoi komisionerja evropiane.

    “Bashkëpunoni me ne për të vendosur një kornizë zgjedhore që do të sigurojë që vullneti i popullit serb të dëgjohet dhe që vendimet të merren në bazë të tij”, shtoi ajo.

    Komisionerja evropiane vlerësoi se pa këto ndryshime, Serbia “nuk mund të përparojë”.

    “Ajo që po kërkojmë është në fakt shumë afër asaj që po kërkojnë njerëzit që protestojnë në rrugë”, tha Kos, duke iu referuar protestave masive disamujore në Serbi.

    Një ditë më parë, gjatë një vizite në Pragë, Kos foli edhe për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, duke thënë se para se Kosova ta marrë statusin e vendit kandidat, do të duhet t’i plotësojë disa parakushte, si normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë.

    Takimin e parë me kryeministrin Macut, që prej marrjes së detyrës në krye të Qeverisë së Serbisë, ajo e vlerësoi si “shumë pozitiv”.

    Ajo tha se mbështet integrimin evropian të Serbisë dhe se pret që Qeveria “të bëjë pjesën e saj”.

    “Jam e sigurt që mund të llogaris te ju si partner në këtë përpjekje”, i tha ajo kryeministrit.

    Komisionerja evropiane shtoi se ndan të njëjtin qëndrim me kryeministrin Macut sa i përket zgjidhjes së problemeve në shoqëri përmes përfshirjes së të gjithë aktorëve.

    “Sepse transformimi i vërtetë duhet të vijë nga brenda, nuk mund të vijë nga jashtë”, shtoi ajo.

    Kos njoftoi se gjatë vizitës dyditore në Beograd do të ketë një sërë takimesh.

    Ajo tha se do të takohet me përfaqësues të partive politike të pushtetit dhe opozitës, të organizatave të shoqërisë civile, si dhe me përfaqësues të studentëve që kanë bllokuar fakultetet, por edhe me ata që janë kundër bllokadave, raporton REL.

    Kryeministri Gjuro Macut deklaroi se përkushtimi ndaj integrimit evropian është “prioritet absolut” i qeverisë që ai drejton.

    “Përshpejtimi i procesit, hapja e klasave të reja negociuese, do të përbëjnë bazën e punës së Qeverisë së Serbisë”, shtoi ai.

    Ai shprehu shpresën se çështja e arsimit do të jetë një nga elementët kyç të vizitës së komisioneres Kos në Beograd.

    “Që të mbështesë përpjekjet tona për të vendosur dialogun, për ta ruajtur atë dialog i cili ka qenë i ngrirë gjatë muajve të fundit. Që mbështetja e saj e fortë do të ndikojë që ta vendosim këtë proces sa më shpejt dhe që tashmë në ditët në vijim ta kthejmë Serbinë në rrugën e duhur në fushën e arsimit, pra atje ku kemi ndalur disa muaj më parë”, shtoi Macut.

    Ai vlerësoi se edhe pse negociatat me BE-në nuk kanë përparuar me shpejtësinë e dëshiruar në tre vitet e fundit, Serbia “po zbaton në mënyrë intensive” reforma për të përmirësuar sundimin e ligjit.

    Protestat masive gjashtëmujore dhe bllokadat e studentëve u nxitën nga një aksident në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, ku nga shembja e një tavani në fillim të nëntorit vdiqën 16 persona.

    Pushteti pretendon se kërkesat e studentëve janë përmbushur, duke i ftuar ata të zhbllokojnë fakultetet.

    Studentët, nga ana tjetër, deklarojnë se nuk janë përmbushur dhe se bllokadat do të vazhdojnë.

    Protestat studentore janë bërë simbol i një pakënaqësie më të gjerë me sundimin e ligjit në Serbi – duke përfshirë pyetjen nëse neglizhenca dhe korrupsioni sistemik kanë çuar në shembjen e mbulesës në stacionin hekurudhor të Novi Sadit dhe në vdekjen e 16 personave.

    Pas kërkesave të studentëve qëndrojnë, përveç qindra mijëra qytetarëve që janë mbledhur për muaj të tërë në protesta, edhe shumë profesorë universitetesh, punonjës të arsimit, bujq, avokatë dhe aktorë./Sinjali/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Tensione raportohen te Parku Olimpik në Tiranë, aty ku janë votat e diasporës. A2 CNN mëson se PD ka ndryshuar numëruesin Numëruesit...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka publikuar në përqindjen të dhënat e pjesëmarrjes në votime për parlamentaret e 2025. Sipas KQZ...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Partia Demokratike ka kërkuar ndarjen e votave të diasporës për Greqinë, por kjo kërkesë nuk është pranuar nga kreu i KQZ-së, Ilirjan...
    Të tjera
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Sali Berisha e ka quajtur Baton Haxhiun, ‘gënjeshtar të gatshëm’ të Edi Ramës, shkaku i exit pollit të publikuar nga Albanian Post,...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Një nuse e veshur me fustan të bardhë ka vendosur të votojë në ditën e saj të dasmës në një qendër votimi...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Sali Berisha nga Partia Demokratike u shpreh i ashpër me gazetarin Baton Haxhiu, pasi exit polli i tij nxori PD-në në vendin...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Analisti Baton Haxhiu shprehet me bindje në “Opinion” se fitues në këto zgjedhje është Edi Rama, si udhëheqës i Partisë Socialiste e...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se është i gatshëm të takojë presidentin rus Vladimir Putin “personalisht” në Stamboll të enjten për bisedime...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Ka përfunduar edhe zyrtarisht votimi në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, me Exit Pollet që e tregojnë Partinë Socialiste fituese. Komisioneri Shtetëror i...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.