Në pjesën veriore të Mitrovicës po votohet nga 2 deri 3 herë për person, shkruan Front Online.
Këtë e ka konfirmuar komisionaria e KQZ në Mitrovicën Veriore, Sara Xhaka.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka njoftuar s në qendrën e votimit “Aziz Sylejmani” (e njohur si Sfeti Sava) ka parregullsi.
“Ne qendren e votimit “Aziz Sylejmani” (e njohur si Sfeti Sava) ne pjesen veriore te Mitrovices, plot serbe jane duke votuar 2-3 per person, e besa do edhe ka 3-4 here!”, ka shkruar ajo
Ajo ka raportuar se edhe kryesuesit dhe vëzhguesit e tjerë po bashkëpunojnë me ta.
“Poashtu e kemi kryesuesin serb-foles, i cili sic e pashe ishte shume mire ne dijeni dhe per me teper, po bashkepunon me ta.
Nuk ka asnje pale te trete vezhguese pervec nje dy vezhgueseve te partive kosovare.
As nuk eshte OSCE sic pritej, por as nuk eshte Demokracia ne veprim”, ka shkruar Xhaka./FrontOnline/
https://www.facebook.com/sara.xhaka/posts/3673604382747064