Komisioneri BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Verhelyi, gjatë vizitës në Kosovë ka takuar edhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.
Bashkë me Kurtin kanë qenë edhe dy nënkryetarët e partisë, Glauk Konjufca dhe Besnik Bislimi
Në këtë takim nuk dihet për temat konkrete që janë biseduar.
Verhelyi, gjatë ditës ka takuar edhe kryeministrin Hoti, kryeparalmentaren Osmani, si dhe i është drejtuar me një fjalim deputetëve të Kuvendit.