×
  • Lajme
  • Lajme

    KOMF: S’duhet të lejojmë asnjë lëvizje që synon largimin e edukatës seksuale nga shkollat

    FrontOnline
    14 Nëntor 2024

    Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF ka thënë se s’duhet lejuar asnjë lëvizje që synon largimin e edukatës seksuale nga shkollat, pasi është pjesë thelbësore e zhvillimit dhe mirëqenies së fëmijëve dhe të rinjve.

    Në reagimin e tyre thuhet se KOMF mbështet Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për integrimin e edukatës seksuale në arsimin parauniversitar në Kosovë.

    Sipas tyre, ky integrim reflekton edhe obligimet që burojnë nga Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës në Kosovë.

    “Duke parë rëndësinë e edukatës seksuale tek fëmijët si dhe çështjet e ngritura ditëve të fundit, KOMF kërkon rishikimin dhe redaktimin e teksteve, doracakëve si dhe çdo materiali tjetër që kontribuon në arritjen e rezultateve në këtë fushë. Në këtë mënyrë do të elimonohen edhe mundësitë për keqkuptime dhe interpretime të ndryshme tek profesionistët që zbatojnë këto materiale”, thuhet mes tjerash në reagimoin e KOMF-it.

    Reagimi:

    Edukata seksuale është një pjesë thelbësore e zhvillimit dhe mirëqenies së fëmijëve dhe të rinjve, që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në shëndetin e tyre fizik, emocional dhe mendor. Një edukim i tillë është vendimtar për t’i ndihmuar ata të kuptojnë ndryshimet trupore, marrëdhëniet, përgjegjësitë dhe kufijtë personalë, duke rritur mundësinë e mbrojtjes nga rreziqet dhe duke i fuqizuar ata për të bërë zgjedhje të shëndetshme dhe të informuara.

    Në përputhje me Konventën për të Drejtat e Fëmijës, veçanërisht Nenin 17 i cili kërkon që shtetet të sigurojnë qasje për fëmijët në informacione dhe materiale nga burime të ndryshme për përfitimin e tyre shoqëror dhe moral, edukata seksuale përbën një të drejtë të garantuar për fëmijët. Gjithashtu, Neni 19 kërkon që shtetet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur fëmijët nga çdo formë e dhunës dhe abuzimit, duke përfshirë masat edukative për t’i ndihmuar ata të jenë të informuar dhe të mbrojtur.

    Në këtë drejtim, KOMF mbështet Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) për integrimin e edukatës seksuale në arsimin parauniversitar në Kosovë. Ky integrim reflekton edhe obligimet që burojnë nga Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës në Kosovë, ku në Nenin 7 përcaktohet e drejta e çdo fëmije për mbrojtje nga çdo formë dhune, abuzimi dhe shfrytëzimi, si dhe e drejta për qasje në arsimim gjithëpërfshirës dhe cilësor, përfshirë edukatën shëndetësore dhe seksuale.

    Për më tepër, përfitimet e edukatës seksuale në shkolla janë të shumta dhe përfshijnë parandalimin e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, parandalimin e shtatzanive të pa dëshiruara, parandalimin e aborteve, parandalimin e braktisjes së fëmijëve, parandalimin e martesave të hershme, etj.

    Duke parë rëndësinë e edukatës seksuale tek fëmijët si dhe çështjet e ngritura ditëve të fundit, KOMF kërkon rishikimin dhe redaktimin e teksteve, doracakëve si dhe çdo materiali tjetër që kontribuon në arritjen e rezultateve në këtë fushë. Në këtë mënyrë do të elimonohen edhe mundësitë për keqkuptime dhe interpretime të ndryshme tek profesionistët që zbatojnë këto materiale. Gjithashtu, është e rëndësishme që tekstet, doracakët dhe materialet të jenë të qasshme edhe për fëmijët me aftësi të kufizuara, duke përfshirë udhëzime të përshtatura dhe materiale të qasshme për ta.

    Por nuk duhet të lejohet asnjë lëvizje që synon largimin e edukatës seksuale nga shkollat tona. Një veprim i tillë jo vetëm do të nënkuptonte mohim të së drejtës themelore të secilit fëmijë për të qenë i informuar dhe i mbrojtur, por edhe do të na largonte nga parimet e Bashkimit Evropian.

    Si shoqëri, nuk duhet të lejojmë që fëmijët tanë të privohen nga e drejta për informim dhe për parandalim të dhunës dhe abuzimit seksual. Një edukim i bazuar mbi të drejtat e njeriut dhe shëndetin seksual është thelbësor për t’i përgatitur ata për marrëdhënie të sigurta, si dhe për të krijuar një bazë për zhvillimin e shëndetshëm emocional dhe social të tyre.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, ka komentuar idenë e kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, që partitë që...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se në zgjedhjet 9 shkurtit, ‘goditjen’ më të madhe Lëvizja Vetëvendosje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka thënë se janë të gatshëm të përballen me të gjitha sfidat e sigurisë, dhe se,...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim të enjten gjeneralin Wesley Clark, i cili më parë ka qenë ish-komandant suprem...
    Vip14 Nëntor 2024
    Rovena tash e shumë ditë brenda qëndrimit në shtëpinë më të famshme në vend ka treguar se nuk dëshiron debat me Gresën...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, për FrontOnline, ka thënë se nuk do të zbatohet përdorimi i doracakëve “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues”...
    Vip14 Nëntor 2024
    Banorët po qëndronin në dhomën e gjumit teksa Arioni pati një pyetje për Sarën. Ai e pyeti atë specifikisht se çfarë mendimi...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Bedri Hamza, ka qëndruar sot në Mitrovicë, ku ka vizituar Kompleksin Social në Frashër,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë, edhe në Skenderaj, Drejtoria e Arsimit ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit  të Doracakëve “Edukimi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.