×
  • Vip
  • Vip

    Komentatori i Ukrainës transmeton “Eurovizionin” live i strehuar brenda bunkerit

    FrontOnline
    11 Maj 2022

    Komentatori i Ukrainës për “Eurovision Song Contest 2022” ka bërë transmetimin e tij të hapjes brenda një bunkeri, ndërsa gjysmëfinalja e konkursit po zhvillohej në mes të pushtimit të Vladimir Putin.

    Timur Miroshnychenko mund të shihej duke transmetuar nga një dhomë të rrënuar dhe me sa duket nëntokësore, të martën mbrëma, ndërsa përfaqësuesit nga 17 vende u ngjitën në skenën e Torinos, Itali.

    Teska është përfolur se mund të fitojnë konkursin e këtij viti, Orkestra Kalush e Ukrainës ishte ndër të parat që u votuan për në finalen e madhe të Eurovisionit pasi dhanë një performancë energjike të këngës së tyre “Stefania”.

    Moldavia, Zvicra, Armenia dhe Islanda ishin gjithashtu në mesin e 10 vendeve që ia dolën të kalonin në finale.

    18 konkurrentë të tjerë të kombeve do të dalin në skenë të mërkurën, ku gjithashty do të përzgjidhen vetëm 10 shtete për të hyrë në finale. Miroshnychenko ka qenë komentator i Ukrainës çdo vit që nga viti 2007, me përjashtim të rastit kur ai bashkë-organizoi konkursin në vitin 2017, kur u zhvillua në Kiev pas fitores së vendit një vit më parë me këngën “1944” nga Jamala.

    Fotografitë e postuara nga llogaria zyrtare e Ukrainës në Eurovizion në Instagram dhanë një paraqitje të shkurtër të bunkerit nga i cili ai po transmeton këtë vit – drejtpërdrejt në Youtube dhe kanalin televiziv publik UA: CULTURE – dhe e treguan atë të ulur në një tavolinë të vogël të rrethuar nga një aparat fotografik, drita, dhe një sërë kabllosh.

    Në Torino, performanca e Orkestrës Kalush – e cila kombinonte rap-in dhe folklorin ukrainas, u duk se u prit mirë nga publiku, i cili brohoriti fort grupin dhe valëviti shumë flamuj ukrainas.

    Mes kundërshtimit të gjerë evropian ndaj pushtimit të Putinit, ka pasur një vërshim të mbështetjes së përgjithshme për Ukrainën dhe rezistencën e saj në të gjithë kontinentin.

    Putin nisi atë që ai e quan “operacionin ushtarak special” të Rusisë më 24 shkurt, por pasi dështuan të kapnin Kievin, trupat e Moskës u tërhoqën në rajonin lindor të Donbasit, ku analistët perëndimorë sugjerojnë se ofensiva e tij përsëri duket se po ngec.

    Pavarësisht fokusit të përtërirë në betejën në lindje të Ukrainës, mundësia e sulmeve ajrore ruse mbetet ende një kërcënim në të gjithë vendin, me qytetin perëndimor të Lviv që u godit javën e kaluar.

    Nga Rubrika
    Vip15 Nëntor 2024
    Vëllai i Xhenetës, Xhaferi pati një porosi për Gjestin. “Vazhdoni jeni mirë, munohu me rujtë, jo si të dashur por si motër...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi i ka kërkuar falje vëllait të Xhenetës, Xhaferit, lidhur me deklaratën e tij për familjen, dhe ia ka falur! “Hallall ta...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi ka përqafuar Xhenetën dhe vëllain e saj që erdhi në shtëpinë më të famshme në vend. Të dy ia pranuan kërkimfaljen...
    Të tjera
    Sport15 Nëntor 2024
    Lojtarët e Kosovës kanë vendosur të lëshojnë fushën pas provokimeve dhe thirrjeve raciste nga tifozët ultras të Rumanisë kur ndeshja ishte në...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi i ka kërkuar falje vëllait të Xhenetës, Xhaferit, lidhur me deklaratën e tij për familjen, dhe ia ka falur! “Hallall ta...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi ka përqafuar Xhenetën dhe vëllain e saj që erdhi në shtëpinë më të famshme në vend. Të dy ia pranuan kërkimfaljen...
    Vip15 Nëntor 2024
    Vëllai i Xhenetës, Xhaferi, ka hyrë brenda shtëpisë më të madhe në vend duke iu drejtuar Xuxit për fjalët që ky tha....
    Vip15 Nëntor 2024
    Vëllai i Xhenetës, Xhaferi, ka hyrë në shtëpi për të takuar motrën e tij. Xheneta ishte e ngrirë me komandë nga ‘Vëllai...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi ka kërkuar falje Xhenetës lidhur me deklaratën e tij për familjen kësaj të fundit. Xuxi, i cili i ka thënë Xhenetës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.