×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    “Kombi që veç ankohet”

    FrontOnline
    01 Shtator 2020

    Shumë biseda në këtë shtet fillojnë me psherëtima e vajtime.

    “Pse koha është kaq e vranët sot”, “politikanët janë kaq të paaftë dhe budallenj”, “korrja e rrushit është koha më e keqe”. Janë veç disa prej ankesave të përditshme.

    Bëhet fjalët për Francën.

    Emily Monaco, u transferua në Francë kur ishte 19-vjeçar. Është me origjinë nga SHBA-ja. Thotë në një shkrim për BBC-në, se kishte pasur shumë vështirësi të mësohej e të ambientohej me këso ankesash.

    “Pse – pyesja veten, janë një popull me humor gjithnjë të keq”, shprehet ai.

    “Kur më në fund guxova ta pyes një francez, ai më tha se nuk jemi ankues, por jemi studiues”, vazhdon tutje.

    Në Francë ekzistojnë disa fjalë për ‘ankesa’.

    “Se plaindre” – për ankesa të vazhdueshme, “Porter plainte” për ankesa më zyrtare dhe “Râlet” kur ankohen veç për qejf.

    Monaco thotë se në kohën kur ende ishte në procedura për marrjen e shtetësisë franceze, si amerikan që ishte, mendonte se do të duket tipik francez po të ankohej pa ndonjë arsye.

    “Në atë ditë kur do të merrja shtetësinë, do të tallesha me gjithkënd që do të më dëgjonte. ‘Supa është shumë e ftohtë’, ‘sallata është e ngrohtë’, një fqinj më injoroi e s’më tha ‘bonjour’”, shpjegon Monaco me humor.

    Në Francë, një person që futet në bisedë menjëherë me ankesa është shumë i shpeshtë.

    “Menjëherë dëgjon dikë duke nisur bisedën se si restoranti e ka shërbimin e dobët, ose të nxjerr në pah dritaret me pamje nga lindja e patjetër duhet të blini perde”, shprehet tutje ai.

    Por në anën tjetër, gazetarja kanadeze Julie Barlow, thotë se përderisa për amerikanët të nisësh bisedat me ankesa të tilla tingëllon sikur doni ta mbyllni muhabetin, në Francë, ankesat e tilla perceptohen si “mënyrë e të ftuarit për shprehje të ndryshme të mendimeve”.

    Anna Polonyi, shkrimtare franko-hungareze-amerikane dhe përgjegjëse e departamentit të shkrimit në Institutin e Parisit për Mendim dhe Kritikë, pohoi se ky dallim mund të burojë nga diçka thelbësore e përbashkët te amerikanët – nga të perceptuarit si “humbës”.

    Në Francë, nganjëherë bisedat krahasohen me “duel”.

    Polonyi, shton se i sheh francezët si popull shumë pozitivë dhe shumë optimistë në jetët e tyre, pavarësisht se gjithmonë tingëllon që çdo gjë e nisin me ankesa.

    Sipas një sondazhi, 48% e francezëve të anketuar thanë se gjëja për të cilën ata u ankuan më shumë ishte qeveria. Sipas një shkrimi në Politico, opinioni francezë mbi presidentin Emmanuel Macron dhe menaxhimin me pandeminë ishte negativ. Sipas sondazhit, 23% e francezëve ankohen kur njerëzit nuk i thërrasin, 33% ankohen kur nuk mund t’i gjejnë çelësat e tyre ose telefonin dhe vetëm 12% ankohen për çështje që lidhen me fëmijët e tyre.

    Nga Rubrika
    Lajme02 Gusht 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është takuar me zëvendës ndihmës Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, David Baker. Kurti tha se me Baker folën...
    Lajme02 Gusht 2025
    Një ngjarje e rëndë është raportuar sot në spitalin e Pejës, ku një foshnje është sjellë pa shenja jete në repartin e...
    Lajme02 Gusht 2025
    Zyra për Media e Kryeministrisë ka njoftuar për takimin që kryeministri në detyrë Albin Kurti ka pasur sot me zyrtarin e lartë...
    Të tjera
    Lajme02 Gusht 2025
    Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se në lokalitetin arkeologjik të Ulpianës është zbuluar një mbishkrim i...
    Lajme02 Gusht 2025
    Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar të shtunën rreth orës 13:00 një informatë se, në një dasmë në fshatin Greme të Ferizajt...
    Bota/Rajoni02 Gusht 2025
    Një 26-vjeçar e ka therur me thikë nënën e tij në Maqellarë të Shqipërisë. Policia e Shtetit tha se ngjarja ka ndodhur...
    Lajme02 Gusht 2025
    Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Mbrojtjes për Politika Evropiane dhe NATO, David Baker sot do të viziton Kosovën. Baker gjatë vizitës së tij...
    Lajme02 Gusht 2025
    Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, ka folur me rrjedhën e proceseve gjyqësore në Gjykatën Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të...
    Lajme02 Gusht 2025
    Deputeti i Kuvendi të Kosovës, Adem Hoxha, gruaja dhe vajza e tij janë sulmuar të premten nga një burrë në fshatin Zlipotok...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.