×
  • Sport
  • Sport

    Kombëtarja shqiptare me mungesa në prag të Ligës së Kombeve

    FrontOnline
    01 Tetor 2024

    Kombëtarja shqiptare shkon me probleme mungesash në ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve, që do të jenë edhe vendimtare.

    Kuqezinjtë luajnë jashtë fushë tani në tetor, dhe trajneri Silvinjo ka pasiguri në sulm dhe në mesfushë.

    Armando Broja vazhdon të mos luajë tek Evertoni, dhe ende nuk është e sigurt se kur sulmuesi do të jetë gati pas dëmtimit në tendinin e Akilit.

    Padyshim që kjo do të ndodhë pas ndeshjeve ndaj Çekisë e Gjeorgjisë, ndërsa ylli I Premier Ligës nuk ishte as në shtator, në Pragë kundër Ukrainës dhe në “Arenën Air Albania” ndaj gjeorgjanëve.

    Në dyshim edhe Rej Manaj, cili nuk ka luajtur në Superligën e Turqisë këto ditë.

    Pritet të shihet fundjava, nëse sulmuesi I përfaqësueses do të mundë të jetë në fushë për Sivasporin, shkruan abcnews.

    Mungesë e sigurt në mesfushë është Medon Berisha, ndonëse ai nuk është aktivizuar nga Silvinjo.

    Futbollisti i Leçes ka lëndim, nuk dihet kur kthehet, ndërsa drejtuesit e klubit puljez kanë thënë se presin që ai të jetë gati pas ndeshjeve të kombëtareve.

    Gjithsesi, Silvinjos I kthehen lojtarë të rëndësishëm si kapiteni Gjimshiti apo sulmuesi Daku.

    Shqipëria luan në Pragë ndaj Çekisë dhe në Tbilisi kundër Gjeorgjisë në 11 e 14 tetor.

    Pa rrymë deri në 8 orë, KEDS del me njoftim për nesër
    Nga Rubrika
    Sport01 Tetor 2024
    Shtëpia Evropiane e Futbollit (UEFA) ka dënuar Federatën e Futbollit të Kosovës. Dënimi është vendosur për shkak të incidenteve në ndeshjen kundër...
    Sport01 Tetor 2024
    Liga e Kampionëve është rikthyer këtë javë me xhiron e dytë të fazës së ligës. Nga ora 18:45 luhen dy ndeshjet e...
    Sport01 Tetor 2024
    Neymar është gjithnjë e më afër rikthimit të madh në futboll pas mungesës së gjatë. Ylli brazilian ishte lënduar në tetor të...
    Të tjera
    Sport01 Tetor 2024
    Shtëpia Evropiane e Futbollit (UEFA) ka dënuar Federatën e Futbollit të Kosovës. Dënimi është vendosur për shkak të incidenteve në ndeshjen kundër...
    Lajme01 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti është për vizitë në Poloni në kuadër të Forumit të Varshavës për Siguri 2024. Në një postim në platformën...
    Lajme01 Tetor 2024
    Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRrE), ka njoftuar se nuk do të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike. Përmes një komunikate për...
    Bota/Rajoni01 Tetor 2024
    Tre fëmijë janë plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, nga një sulm me thikë në një çerdhe në qytetin zviceran...
    Lajme01 Tetor 2024
    Ministria e Financave ka njoftuar se një pjesë e punonjësve të Komunës së Vitisë nuk janë ekzekutuar pagat gjatë ditës së sotme....
    Lajme01 Tetor 2024
    Ruzhdi Shehu, kryetari i Junikut, brenda dy ditësh i ka arritur dy suksese të rëndësishme për komunën që e drejton. Pasi që...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.