Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka uruar shqiptarët për 112-vjetorin e Pavarësisë.
Nga kreu i FSHF-së, te lojtaret dhe trajneri Sylvinho të gjithë kanë uruar shqiptarët për këtë ditë të shënuar.
“Në këtë ditë të shenjtë për të gjithë bashkëkombasit tanë, le të kujtojmë me krenari sakrificat dhe vendosmërinë e të parëve tanë për të na dhënë një atdhe të lirë”, thotë FSHF-ja.
Urimit për festën e Pavarësisë i bashkohet edhe Presidenti i FSHF-së, Duka. Përmes një statusi në rrjetet e tij sociale, ai shkruan: “Shqiptarë, kudo që ndodheni, gëzuar festat e nëntorit!”.
Edhe disa prej futbollistëve të Kombëtares kanë uruar 112-vjetorin e Pavarësisë përmes disa video-mesazheve të shkurtra, mes të cilëve edhe trajneri Sylvinho.
“Gëzuar Shqipëri”, thotë trajneri brazilian i kuqezinjëve në video-mesazhin e tij.