Sot në selinë e UEFA-s në Nion është bërë tërheqja e shortit për kualifikimet e Kampionatit Evropian për kombëtaret e grupmoshave U17 dhe U19 në konkurrencën e vajzave.
E pranishme në short nga FFK ishte Sanije Krasniqi. Kombëtarja e Kosovës U17 në kualifikimet për Evropianin që do të mbahet në Ishujt Faroe, do të garojë në Ligën A në Grupin A7, ku bëjnë pjesë edhe Gjermania, Austria dhe Danimarka.
Ndeshjet e këtij grupi zhvillohen në Gjermani, prej 15 deri më 24 mars të vitit të ardhshëm. Dy pozitat e para kualifikohen, derisa pozita e fundit bie në Ligën B.
Ndërkaq, Kombëtarja U19, e cila do të garojë në Ligën B, pas eliminimit nga faza e parë e kualifikimeve në Ligën A, është përfshirë në Grupin B3, ku janë edhe Letonia, Kazakistani dhe Malta.
Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Maltë, prej 1 deri më 7 prill, të vitit të ardhshëm.
Gjashtë ekipet e para të çdo grupi dhe ekipi i dytë më i mirë nga Liga B do të promovohen në Ligën A për raundin e parë të kualifikueseve të edicionit të ardhshëm.