×
  • Lajme
  • Lajme

    Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e ushtrisë serbe, diskutohet stabiliteti i rajonit

    FrontOnline
    29 Prill 2025

    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, është takuar sot me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Milan Mojsiloviq.

    Pas takimit, Barduani ka deklaruar se bashkë me Mojsiloviqin, ndanë pikëpamje mbi situatën e sigurisë dhe bënë një vlerësim të përpjekjeve të tyre përkatëse.

    Ai tha se KFOR ka një bashkëpunim të gjatë me forcat e armatosura serbe dhe se si komandant qëndron i përkushtuar plotësisht për të vazhduar bashkëpunimin, dialogun dhe për të ndarë informacione për përfitime të përbashkëta, meqë këto janë çelësi për stabilitetin e rajonit.

    Po ashtu i pari i misionit të Nato-s në Kosovë, u takua edhe me përfaqësuesit e QUINT-it në Beograd.

    “Gjeneral Major Barduani u takua gjithashtu me përfaqësuesit diplomatikë të Francës (Pierre Cochard), Gjermanisë (Carsten Meyer-Wiefhousen), Italisë (Luca Gori), Mbretërisë së Bashkuar (Edward Ferguson) dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (Alexander Titolo) në Serbi në një takim të Grupit QUINT, në të cilin mori pjesë edhe Shefi i Delegacionit të BE-së në Serbi (Ambasadori Emanuele Giaufret). Ai i informoi ata mbi aktivitetet e KFOR-it dhe mbi bashkëpunimin e vendosur të misionit me Komunitetin Ndërkombëtar, duke përfshirë edhe mbështetjen e palëkundur për dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftimin e KFOR-it transmeton Klankosova.tv.

    Këto takime ishin pjesë e ndërveprimeve të rregullta të Komandantit të KFOR-it me homologët e tij kryesorë në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

    KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

    KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

    Nga Rubrika
    Lajme27 Maj 2025
    Të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, në zona të caktuara pritet të ketë ndonjë rrebesh të izoluar. Era...
    Lajme27 Maj 2025
    Pas intervistimit të ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, nga Prokuroria Speciale për rreth 5 orë, Partia Guxo shpreh shqetësimin e...
    Lajme27 Maj 2025
    Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku sot ka ndarë një fotografi me ndjekësit e saj në Instagram. Ajo...
    Të tjera
    Lajme27 Maj 2025
    Prokuroria Speciale e Kosovës sot ka “zbarkuar” në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Hetuesit e PSRK-së dhe të Krimeve Ekonomike të...
    Lajme27 Maj 2025
    Analisti Nexhmedin Spahiu, ka thënë se ai ka mësuar rreth zhvillimeve në Ministri të Bujqësisë nga intervista e Faton Pecit. Ndonëse Spahiu...
    Lajme27 Maj 2025
    Avokati Skender Musa ka folur për bastisjen që Krimet Ekonomike kanë bërë në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale në Ministrinë e Bujqësisë, Agjencinë...
    Lajme27 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka marrë pjesë në Panairin AGROKOS & Agroturizëm 2025. Pikërisht, në ditën kur ministri i Bujqësisë Faton...
    Lajme27 Maj 2025
    Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe kryetar i Gjakovës, Ardian Gjini, ka reaguar ndaj aksionit të Policisë dhe Prokurorisë...
    Sport27 Maj 2025
    Federata e Pingpongut e Kosovës njofton se përgatitjet për garat e mëdha WTT Youth Contender 29 maj – 1 qershor dhe WTT...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.